Categories Lajme

Buxheti, fonde për 10 rrugë/ Pjesën kryesore e merr rruga Kardhiq-Delvinë dhe Unaza e Tiranës, kush del jashtë loje

Për herë të parë investimet e koncesionarëve private në ndërtimin e rrugëve pritet të kalojnë ato me fondet e brendshme të qeverisë. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në buxhetin e vitit 2020, investimet me fondet e brendshme në transportin rrugor janë parashikuar 9.8 miliardë lekë ose rreth 80 milionë euro. Por nga këto investime, 5.1 miliardë lekë ose 52 për qind do të vijnë nga koncesionarët privatë, ndërsa vetëm 48 për qind janë investime të prokuruara nga vetë qeveria.

Sipas tabelave të buxhetit, gjatë vitit të ardhshëm do të vazhdojnë investimet në 4 kontrata koncesionare si rruga e arbrit, ajo Milot-Morinë, Orikum-Dukat dhe Milot Balldrenë. Në total investimet koncesionare në këto projekte për vitin tjetër parashikohen 5.1 miliardë lekë, por pjesa dërrmuese e tyre gati 75 për qind do të investohen vetëm nga koncesionari që po ndërton rrugën e arbrit.

Ndërsa për kontratat e tjera të koncesionit investimet pritet të jenë relativisht të ulëta, ndërkohë që për disa prej tyre është e paqartë nëse do të arrijnë të sigurojnë financimin nga bankat private.

Vetë qeveria ka programuar të vazhdojë ndërtimin e 10 projekteve rrugore me fonde të brendshme gjatë vitit të ardhshëm, mes të cilave përfshihen rruga Kardhiq-Delvinë, ajo Fushë Krujë-Milot-Morinë dhe Unaza e Tiranës. Në total për këto projekte buxheti i vitit 2020 do të financojë 4.7 miliardë lekë, ku pjesën më të madhe e marrin rruga Kardhiq-Delvinë dhe Unaza e Tiranës.

Veç investimeve me fonde të brendshme buxheti parashikon dhe 6.6 miliardë lekë të tjera investime nga donatorët, të cilat do të financojnë baj pasin e Fierit, atë të Vlorës dhe segmentin Qukës-Qafë Plloc.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME