Categories Politike

Bylykbashi: Ja përse Edi Rama nuk e do vettingun në politikë

Në 4-vjetorin e marrëveshjes për dekriminalizimin, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi përmes një statusi në Facebook që e shoqëron me një video, sqaron se përse sipas tij, Edi Rama nuk e do vettingun në politikë. Drafti i PD për vettingun në politikë u rrëzua ditën e premte nga shumica pas shtatë orëve debat në Kuvend. ‘Ja perse Edi Rama nuk e do vetingun e politikaneve. Atij kriminelet i duhen per te mbledhur votat me para dhe presion. Ja perse me 74 votat e tij ne parlament refuzoi asistencen dhe Udhezuesin e Komisionit te Venecias se si duhet bere vetingu i politikaneve te lidhur me krimin.

Ja perse Edi Rama perdor Kushtetuten si alibi per mbrojtjen qe i ben ketyre politikaneve. Po njesoj, Edi Rama refuzonte Dekriminalizimin para zgjedhjeve lokale te 2015 duke mbrojtur Elvis Rroshin se perdhunimi ne grup kishte qene vetem nje “gabim rinie”. Sot, serish para zgjedhjeve, marredhenien me krimin perpiqet ta normalizoje, ta thjeshtoje dhe e quan “marredhenie me elektoratin”.

Shihni si, ne fund te videos, Edi Rames i jep pergjigje Di Maio, Zevendeskryeministri i Italise dhe lider i “Movimento 5 Stelle” qe dy jave me pare refuzoi kandidatin e tij qe doli ne foto me nje mafioz: “Ne votat e tyre nuk i duam, na e shpifin!” Sa per kujtese, sot mbushen 4 vite nga marreveshja per Dekriminalizimin e 23 dhjetorit 2014, qe Parlamenti Europian i imponoi Edi Rames. Kater vite me pas, Edi Rama nuk heq dore nga marredhenia me krimin e organizuar sepse keshtu mbron pushtetin e tij” shkruan deputeti i PD-së.

Videoja e publikuar nga deputeti i PD, Oerd Bylykbashi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME