Categories Lajme

Çadra e mbushur plot me ujë, fëmija i sëmurë…/ Apeli i fortë i familjes së prekur nga tërmeti

Familja e Altin Vathit në fshatin Murqinë të rrethit të Krujës, është një nga familjet e prekura nga tërmeti. Që prej datës 26 Nëntor ata kanë improvizuar një çadër për të jetuar, derisa shteti të kthejë sytë nga ata. Teksa po mbushet muaji nga tërmeti i fuqishëm, moti i keq dhe i ftohtë jua vështirëson edhe më shumë jetesën në çadër pjesëtarëve të familjes. “Reshje e mbrëmshme e kanë bërë krejt ujë këtu përpara. Tërmeti, shiu, janë bërë të gjitha bashkë. Çfarë do të bëhet me ne? Me vështirësi çdo gjë? Vajzën e kam sëmurë, duhet terapi e përditshme, s’ka mundësi. Festat do t’i festojmë në çadër. Të na ndihmojnë me një shtëpi, të mos jetojmë kështu”, deklaroi për “FaxNews” kryefamiljarja.

Përballë kësaj panorame janë deklaratat e Kryeministrit dhe ministrave, sipas të cilëve të prekurit nga tërmeti ndodhen në hotele me 5 yje, banesa të marra me qira që i paguan shteti, ose çadra dimri komode. Në fakt kjo familje po jeton në kushte çnjerëzore…Faxweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME