Categories Lajme

Çadrat me vete, reshje shiu edhe sot

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, kështu ka nisur kjo e hënë. Po moti kështu do të jetë deri në fundjavë. Shërbimi meteorologjik, në faqen zyrtare ka bërë një pasqyrë të parashikimit të motit, ku reshjet nuk do të mungojnë çdo ditë.

Parashikimi:

Për javën në vijim mbi vendin tonë pritet ndikimi i kushteve të paqëndrueshme atmosferike dhe mot i “agravuar”.

Duke nisur nga dita e Hënë nga orët e para të mëngjesit (00:00) e deri në orët e mesditës (11-12:00) priten reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën më të madhe të territorit.

Specifikisht në zonën e veriperëndimit, jugperëndimit dhe ultësirën perëndimore reshjet pritet të jenë në formën e rrebesheve, breshërit dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Më pas reshjet humbasin intensitet dhe bëhen të herëpashershme me intensitet të ulët. Deri në orët e mesditës do të ketë edhe erë intensive me drejtim nga kuadrati i Jugut dhe shpejtësi deri në 25-30m/s përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

tët që pasojnë do të jenë kryesisht me mot të vranët dhe reshje shiu të dobëta dhe të herëpashershme ndërsa ditën e Mërkurë në zonën e Veriperëndimit reshjet përsëri të vazhdueshme me intensitet të lartë ndërsa në pjesën tjetër të vendit të herëpashershme me intensitet deri mesatar.

Ditën e Enjte që në orët e para ë ditës priten reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar në të gjithë territorin. Përgjatë ultësirës perëndimore, veriperëndim dhe jugperëndim deri në orët e mesditës reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve më pas ato humbasin intensitetin. Po e njëjta situatë pritet edhe për ditën e Premte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME