Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” kanë qenë të ftuar Alfred Cako dhe Arjan Çuri, të cilët kanë folur për tërmetin që ra më 21 shtator në Shqipëri. Cako ka thënë se tërmetet mund të krijohen dhe artificialisht. Por a ka qenë ky tërmet që ra në Shqipëri natyral apo artificial?

“Tërmetet mbi 7.5 ballë ndodhin njëherë në 200 vjet dhe ka mundësi të jenë dhe artificiale. Sistemi Haarp thuhet se është ndërtuar për dy qëllime kryesore. E para, të rritet fuqia e komunikimit dhe e dyta, t’i shërbejë mbrojtjes së një vendi. Kjo e mbrojtjes është e rëndësishme sepse quhet dhe arma e motit. Një studiues kanadez është marrë me studimin e Haarp, ku akuzon këtë sistem se është një armë e motit, nëpërmjet së cilës SHBA po përpiqen të ndikojnë tek shtetet e tjera. Kjo mund të shkaktojë shumë gjëra. Përpos tërmeteve që ka bërë, kanë bërë dhe cuname. Sistemi Haarp përdor jonosferën duke dërguar valë me frekuencë të ulët që depërtojnë në distanca të gjata. Mund të kenë një fuqi shumë të madhe dhe duke jonizuar jonosferën, këto rikthehen përmes një sateliti në atë vend ku ata e dinë që kanë pllaka tektonike dhe shkaktojnë tërmetet. Unë nuk e përjashtoj mundësinë që ky tërmet të ishte natyral, por deklarata e Metës dhe ajo e sizmologut grek mund të jetë në sinkron me dikë që e dinte që kjo do ndodhte. Pse Presidenti këmbnguli mbas tërmetit, e ftoi qeverinë që t’i bënte thirrje Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore që të analizonte situatën pas tërmetit? Është një plan studimi i një shoqërie që duan të bëjnë një investim me mbi 100 miliardë euro të ardhura në bregdetin shqiptar. Me këtë investim, mendohet që Shqipëria do të rrisi turizmin. BE është shumë i shqetësuar për HAARP”, tha Cako.
