Çamëria gurëthemel i Shqipërisë etnike. Nga Azgan Haklaj
Ajo është pjesë e trungut kombëtar shqiptar ashtu si tokat tona të tjera të ndara me kompasin e metrin e djallit në pesë shtete të Ballkanit.
Duhet pra së pari t’i referohemi historisë antike mesjetare e asaj të kohëve të reja sepse fatmirësisht për këtë trevë të lavdishme e të lashtë sa vetë historia e njerëzimit ka të dhëna e deshmi të shumta nga koha antike e deri në ditët tona jo vetëm nga autorë të cilët njihen si dashamirës të vertetave historike dhe simpatizantë të Kombit Shqiptar, por edhe nga vetë autorët grekë të periudhës antike mesjetare dhe asaj të revolucionit grek, ku dihet botërisht se shqiptarët e shquar, apo arvanitasit siç i quajnë grekët Morko Boçarin, Foto Xhavellën, Kolokotronin e Bubulinën ishin jo vetëm prijësit e kryengritjes greke për pavarësi nga Perandoria Otomane, por njëherësh edhe heronjtë kombëtar të saj.
Çamëria është një nga trevat me të lashta pellazgo- ilire e përmendur për qytetërimin dhe figurat e shquara të saj, të cilët kanë bërë emër në historinë e njerëzimit.
Në tokën çame të paktën 2000 vjet para se në shfaqej besimi monoteist i Abrahamit e Moisiut ekzistonte Dodona Pellazgjike ku njerëzit e popujt e Mesdheut e më gjërë kërkonin fatin me bekimin e saj.
Çamëria jonë i dha epokës heroike Akilin legjendar të Iliadës së Homerit, antikitetit i dha strategun e burrështetasin gjenial Pirron, Maqedonisë së Veriut Olimbinë nënën e Aleksandrit të Madh, Perandorisë Turke Ibrahim Pargaliun kryeministrin më të njohur e vizionar në historinë e saj dhe Stambollit e shkollës turke Hasan Tahsinin, një nga shkenctarët dhe eruditët më të mëdhenj të kohës.
Nga një nënë çame ka lindur dhe është rritur Mustafa Qemal Ataturku, reformatori i madh e projektuesi i shtetit modern turk
Çamët kanë ekzistuar dhe banuar pandërprerë në trojet e tyre shumë shekuj më parë se të ndesheshin në territoret e Greqisë së sotme fiset dorike e joniane që mbahen si themelues të Greqisë antike.
Kur rilindasit tanë mendjendritur e quanin Gjuhën Shqipe Gjuhë Perëndie, apo hyjnore ata i referoheshin së pari gjuhës që flisnin banorët e Çamërisë, për të mbërritur tek fjalët hyjnore të orakullit të tyre Dodonës.
Studiuesit e shquar të Kosovës duke folur për veprën madhore letrave të birit të Çamërisë Bilal Xhaferit kanë theksuar:
Bilal Xhaferi na mësoj gjuhën e perëndive ilire.
Kjo është Çamëria ku Pirro i Madh themeloj e udhëhoqi shtetin epiriot, një nga mbretëritë më të fuqishme ushtarake, ekonomike e diplomatike të botës antike, rreth 2000 vjet para se mendjet shoviniste e diabolike të “grekëve” të sotëm të krijonin doktrinën e “Megali Idesë” e të shpiknin teorinë e gënjeshtërt të “Vorio- Epirit”.
Meqenëse jemi tek Epiri e “Vorio -Epiri”, apo fronti i dytë i invazionit grek pas shpinës së Çamërisë më duhet tu them mendjeve shoviniste të politikanëve e akademikëve grekë:
Nëse doni të dini i kujt është Epiri e Çamëria shkoni në Muzeun Belvedere të Vjenës dhe lexoni se çfarë shkruhet në përkrenaren e lavdishme të Gjergj Kastriotit dhe mos i harroni sidomos fjalët ku shkruhet latinisht “Princ i Epirit”.
Heroi ynë Kombëtar e konsideronte me plot të drejtë veten jo vetëm si strateg ushtarak por edhe si burrështetas, pasardhës të Pirros së Madh, apo Pirro burrit siç e thërrisnin me krenari luftëtarët e tij epiriotë.
Pirro e identifikonte veten me të drejtë me shqiponjën pellazgjike, lajmëtaren e Zeusit kur para betejave me romakët ju drejtohej legjioneve të tij:
“Unë jam shqiponja e ju jeni krahët e mi”.
Është kjo lidhje unikale historike me të parin e vet e të lavdishëm që e bëri Gjergj Kastriotin të zgjidhte shqiponjën si simbol të flamurit të tij për ta mbuluar me lavdi për 25 vite beteja duke ripërtërirë kështu epokën e Mbretit Pirro.
Asnjë popull, apo etni nuk ka derdhur më shumë gjak për një popull fqinj’ sa çamët e epiriotët tanë për lirinë e Greqisë.
Kaq i madh ka qenë roli i tyre në luftën çlirimtare greke sa parlamenti i këtij vendi vetëm për një votë nuk miratoj dot gjuhën arvanitase si gjuhë zyrtare të shtetit të ri grek.
Po më vonë si u shperblye nga grekët kjo mrekulli që mban vulën e prijësve e luftëtarëve shqiptarë?!!
Ata zgjodhën pabesinë e dinakërinë e Odiseut grek e jo trimërinë, fisnikërinë e sjelljen kalorsiake të Akilit, Pirros dhe Gjergj Kastriotit, të cilët kishin në damarët e tyre gjakun hyjnorë pellazgo- Ilir dhe një kod nderi të denjë për perenditë e Olimpit.
Shqiptarët e Çamërisë e kanë provuar për më shumë se një shekull dhunën barbare të shovinistëve grekë, genocidin, apartejdin e spastrimin etnik.
Shteti grek në përpjekje për të krijuar Greqinë e madhe në periudhën para Luftës së Parë Botërore shpernguli nga trojet e veta përmes dhunës, zjarrit dhe bajonetave një milion banorë autoktonë myslimanë drejt Azisë së vogël në vitet 1913-14 në marrëveshje me Perandorinë Turke duke e kolonizuar tokën e tyre me grekët ortodoksë të territoreve turke.
Dhuna, debimet, konfiskimi i pronave, mohimi i kombësisë e gjuhës amtare ka qenë një konstante e vazhdueshme e qeverisë greke edhe në periudhën mes dy luftërave botërore.
Mjafton të lexosh raportet e asaj kohe të z Mehdi Frashëri, ministër fuqiplotë në Athinë për të kuptuar se tragjedia çame e vitit 1945 kishte kohë që gatuhej në guzhinën famëkeqe të shovinistëve grekë.
Shperngulja biblike e çamëve autoktonë nga trojet e tyre në finishin e Luftës së Dytë Botërore me proteksin absurd “bashkëpunëtorë të nazifashizmit” dhe vendosja e ligjit të luftës me Shqipërinë janë jo vetëm krime të shëmtuara ndaj njerëzimit e të së Drejtës Ndërkombëtare, por njëherësh edhe një aktakuzë e rendë për Fuqitë e Mëdha fituese të kësaj lufte, të cilat duhet të i’a prisnin pa mëshirë kthetrat gjakatare qeverisë monarko- fashiste greke e planeve të saj për okupimin e Shqipërisë se jugut.
Veprimi me dy standarte i të mëdhenjëve, e qoftë edhe heshtja e tyre bie në menyrë flagrante në kundërshtim me Kartën e Atlantikut e parimet mbi të cilat është ngritur e funksionon OKB- ja.
Po të ishte për kolebaracionizëm duhet të deboheshin banorët e sudetëve që iu bashkuan Gjermanisë pa luftë, danezët që u dorëzuan pa shkrepur asnjë pushkë, apo austriakët që iu bashkuan rajhut hitlerian.
Çamëria është një realitet historik e njerëzor i pamohueshëm dhe s’ka forcë në botë ta mbyllë e ta varrosë dosjen e saj.
Ora shqiptare po troket e kambanat bien për ata që kanë veshë.
Problemi i Çamërisë është nyja gordiane që mban peng të ardhmen e shqiptarëve si komb i bashkuar në trojet e veta etnike.
Pa Çamërinë nuk mund të pretendojmë të bëjmë Shqipërinë natyrale e ti bashkojmë në një trup të vetëm gjymtyrët e ndara prej saj.
Bashkimi Kombëtar është melhemi më i mirë për plagët e Çamërisë që rrjedhin gjak prej një shekulli në trupin e Atdheut tonë.
Çamëria është e jona, e atë do ta gëzojnë shqiptarët brez pas brezi.