Categories Lajme

“Çamëria nuk harron” në qendrën “Strehë dhe Shpresë”

Nisma e ndihmave “ÇAMËRIA NUK HARRON” këtë hërë vizitoi shtëpinë e të moshuarve “Strehe dhe Shprese” të familjes KUKA, në zonën e ish-kinostudios, ku po kalojnë karantinën nga pandemia COVID-19, 30 të moshuar. Me një historik gati 130-vjeçar, kjo qëndër është kthyër në vend shprese jo vetëm për të moshuarit, por edhe për banorët e lagjes ku çdo ditë ndihmohen dhjetra familje. Qëndra u hap për hërë të parë në vitin1892 nga vëllezërit Sali dhe Hasan Kuka, si një mision në ndihmë të jetimëve dhe të vobektëve. Disa vjet më vonë, në 1917, kjo qendër ishte kthyer në një shtëpi të vërtetë humanitare, kohë në të cilën u njoh zyrtarisht edhe nga shteti shqiptar. Po në këtë vit zv/prefekti I Tiranës, Rauf Fico ju kërkoi vëllezërve KUKA, që ta quanin shtëpinë, “streha vorfnore”, ku ata mbetën financues deri në vitin 1944. Qëndra u riaktivizua pas rënies së diktaturës në vitin 1990, nga Myslim Kuka, një i arratisur në SHBA, që sot jeton në New York, i cili me financimet e tij ruajti amanetin e të parëve të familjes. Sot nipi i tij Hysniu drejton dhe financon këtë qendër duke u përpjekur të mbajë po gjallë amanetin dhe detyrimin e familjes, ndaj të moshuarve dhe familjeve në nevojë. Në këto ditë të pandemisë, Hysniu thotë se kujdesi është shumë i madh dhe ndihmat janë të pakushtëzuara, ndaj edhe PDIU, Shoqata patriotike “ÇAMËRIA” dhe Fondacioni Çamëria “HASAN TAHSINI” u bënë pjesë, për të ndihmuar të gjithë për të cilët kujdeset kjo qendër me nismën “ÇAMËRIA NUK HARRON” #ÇAMËRIANUKHARRON #NENUKHARROJMË #UNËEDUASHQIPËRINË #VEÇNJËATDHE

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME