Categories Lajme

“Ç’do këtu që ke ardhur”? Si nisi konflikti në Radhimë. Mosmarrëveshjet e vjetra me vëllain tentoi t’i zgjidhte me plumba

Një ditë pas të shtënave me armë situata është normalizuar në zonën e Radhimës, në plazhin “Bora-Bora” në pronësi të Eduard Kondit.

Ky i fundit qëlloi dje në drejtim të vëllait, Benjamin Kondi me armë zjarri, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Prej dy ditësh, Benjamini ishte kthyer nga Anglia, ndërsa për shkak të konfliktit të mëparshëm Eduardi qëlloi disa herë në ajër dhe u largua me vrap.

Ditën e parë Benjamini kishte shkuar në lokal për të konsumuar diçka.

Po ashtu Benjamini kishte shkuar sërish edhe ditën e djeshme, por kjo siç duket ka shqetësuar vëllain e tij Eduardin, i cili kur e ka parë i është drejtuar me fjalët “Çfarë do këtu që ke ardhur”.

Më pas ka hequr syzet dhe ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar në ajër disa here.

Policia ka arrestuar disa orë më vonë Eduardin në një shtëpi në Lungomare. Ndërkohë sipas burimeve nga policia e Vlorës shkak janë bërë mosmarrëveshjet e mëparshme të viteve të kaluara që dy vëllezërit kanë pasur me njëri-tjetrin.

Një ditë pas ngjarjes, pushuesit pranojnë se duhet më shumë siguri dhe vëmendje nga shteti që ngjarje të tilla të mos ndikojnë në mbarëvajtjen e sezonit turistik./ abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME