Categories Lajme

Çdo pagesë dhe blerje përmes bankës, Rama dhe Ibrahimaj: Projekti pilot do të zbatohet fillimisht në Tiranë

Shqipëria do të testojë shumë shpejt një projekt pilot për pagesat përmes sistemit elektronik me qëllim uljen e informalitetit, por edhe për të lehtësuar pagesat.

Lajmin e ka bërë me dije Ministrja për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, në podcastin me kryeministrin Edi Rama.

Ajo tha se “përmes një projekti pilot këto forma pagesash elektronike synohet të testohen gjerësisht për të gjitha pagesat”.

“Dua të falenderoj gjithë pionerët e start up-eve të fin tech, se kanë bërë atë që bëjnë start up-et në gjithë botën, kanë gjetur problematikën, që është kosto dhe koha, dhe i kanë dhënë një zgjidhje problematikës që na shërben të gjithëve.

Duke marrë shkas nga kjo kemi menduar të bëjmë një projekt pilot, ku do të pilotojmë tre zona të ndryshme – në Tiranë 100 individë, në Peshkopi 100 individë, dhe në Përmet 100 individë, – të cilët qeveria do t’u mbushë llogaritë e tyre për 4 muaj me një vlerë prej 10 mijë lekësh në muaj, me qëllim që këto para t’i shpenzojnë nëpërmjet platformave digjitale.

Ne do të lidhim partneritet edhe me disa biznese, të cilët do të pranojnë që të bëhen pjesë e këtij piloti me qëllim që të testojmë të gjitha zgjidhjet ekzistuese dhe të shohim se çfarë problematikash na dalin, edhe në përdorim nga ana e individit, edhe nga ana e biznesit. Por, edhe në veprimet që sistemet ekzistuese kanë, pra në veprimet që fin tech-et kanë me bankat.

Pse duhet të ndërhyjë qeveria pyesin? Është interes publik sepse ne kemi interes të reduktojmë cash-in në ekonomi, ne kemi interes të vijojmë formalizimin dhe ky është një element komplementar i fiskalizimit. Nëse për pagesat biznes me biznes tashmë çdo gjë bëhet me bankë, pagesat biznes me individë vijojnë të kenë ato problematikat e përdorimit të cash-it dhe të informalitetit.

Besojmë se me këtë pilot dhe me këtë nxitje do të mund të finalizojmë projektin tonë të fiskalizimit, ku çdo gjë duhet të jetë elektronike, e thjeshtë për individin, e thjeshtë për biznesin për ta shtyrë përpara progresin dhe inovacionin. Synojmë që ta mbështesim sistemin financiar dhe fin tech-net dhe bankat”, tha Ibrahimaj.

Ndërkohë kryeministri Rama theksoi se prej disa kohësh po flitet për zgjidhjen e këtij problemi përmes instrumenteve të botës së re.

“Këtu na vjen në ndihmë ajo që po ndodh sot në Shqipëri, të cilën duam ta promovojmë. Po përgatisim një projekt pilot për të parë a funksionon një prurje e risisë së botës së re”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME