Categories Showbiz

Ç’duhet të dini rreth dietës SIRT, me të cilën Adele humbi 22 kilogramë

Para disa kohësh, këngëtarja e njohur Adele publikoi një foto në Instragram, dhe ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte rënia drastike në peshë. Pas formave trupore të Adele, qëndron dieta e famshme “Sirt Food”.

“Sirt food” janë disa ushqime që janë të pasura me sirtuinë, një lloj proteine që mbron qelizat e trupit nga degradimi ose plakja. Këto ushqime luftojnë inflamacionin, forcojnë metabolizmin dhe djegien e yndyrnave

Shumë fruta dhe perime, si qepët, majdanozi, çaji jeshil, turmeniku, arrat, luleshtrydhet dhe boronicat konsiderohen si ushqime të pasura. Çdo gjë që mund të përfshini në sallatë është një “sirt food”. Vera e kuqe dhe çokollata e zezë gjithashtu njihen si ushqimet më të mira të kësaj diete, pasi kanë përqëndrimin më të lartë të këtyre proteinave.

Një nga komponentët kryesorë të kësaj diete është lëngu i gjelbër. Ata që ndjekin këtë dietë duhet ta konsumojnë atë dy deri në tre herë në ditë. Ky lëng është i rëndësishëm për fazën e parë, e cila është krijuar për të nxitur humbjen e peshës.

Adele ka humbur peshë përmes kësaj diete, por kjo është vetëm gjysma e procesit. Ajo gjithashtu ka punuar fort në palestër për të arritur rezultatin e dëshiruar. Megjithëse kjo dietë duket premtuese, ekspertët paralajmërojnë se jo të gjithë do të arrijnë rezultate të ngjashme me këngëtaren. Është padyshim një dietë e vështirë për tu mirëmbajtur kryesisht gjatë 3 javëve të para, por nëse një person është i përkushtuar, mund të arrijë rezultatin që dëshiron.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME