Categories Lajme

Çelet Zyra e Prokurorit të Shqipërisë në Hagë, Çela: Luftojmë krimin

Zyra e Prokurorit Ndërlidhës të Shqipërisë pranë selisë së Eurojust në Hagë u përurua sot nga Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Olsian Çela dhe Presidenti i Eurojust, Ladislav Hamran. Çela tha se ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm përpara në luftën kundër të gjitha llojeve të krimeve që tejkalojnë kufijtë tanë.

“Bashkëpunimi ynë i forcuar tashmë nëpërmjet Eurojust-it shënon një hap të rëndësishëm përpara në luftën kundër të gjitha llojeve të krimeve që tejkalojnë kufijtë tanë. Rruga që kemi ndërmarë do të na mundësojë të konsolidojmë përvojat dhe kapacitetet, si dhe të përgjigjemi në një mënyrë më të organizuar institucionale ndaj kërcënimit serioz që krimi i organizuar transnacional po paraqet për shoqëritë tonë”.

Presidenti i Eurojust Ladislav Hamran shtoi më tej se Bashkimi Evropian dhe Shqipëria janë fqinj e partnerë. Ceremonia u ndoq edhe nga Kreu i Prokurorisë Speciale, SPAK Arben Kraja, i cili udhëtoi një ditë më parë drejt Holandës. Hapja e Zyrës përkoi me takimin e parë vlerësues për marrëveshjen e bashkëpunimit me Shqipërinë, e cila hyri në fuqi vitin e kaluar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME