Categories Lajme

Celibashi: Historitë me komisionerë të lodhur, duhet të marrin fund

Komisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi tha sot se beson se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve do të dalë brenda 48 orëve, ndërsa thekson se “historitë me komisionerë të lodhur apo të sëmurë, duhet të marrin fund”. Në një prononcim për mediet, Celibashi tha se “ka disa probleme në disa KZAZ mbi mënyrën sesi anëtarët e grupeve të numërimit po e zhvillojnë mënyrën e numërimit të fletëve të votimit.

Janë sporadike si raste, por meritojnë të kenë vëmendjen e përfaqësuesve të partive politike dhe në mënyrë të posaçme të lidershipit përkatës , pasi në rastet kur komisionieri do të bëjë 1-2 orë pushim , mendoj se është mungesë e vullnetit për të përmbushur detyrimet ligjore në raport me nxjerrjen e rezultatit”.

“Partitë politike duhet të kenë marrë masat që nëse anëtarët e numërimit të tyre lodhen të kenë gati grupet e tjera të numërimit. KQZ ka marrë masat që të trajnojë në mënyrë të menjëhershme edhe nëse nuke kanë bërë trajnimin anëtarët e rinj të grupit të numërimit. Por historitë me komisionerë të lodhur apo të sëmurë, duhet të marrë fund, ajo parti që i bën këto është diskretituese”.

Më tej Celibashi tha se ne jemi të gjithë dëshmitarë që për mënyrën sesi komisionet zgjedhore janë të përbëra partitë politikë kanë një ndikim të madh në veprimtarinë e tyre dhe ushtrimin e përgjegjësive të këtyre komisionerëve”.

“Nga raportimet që ka KQZ rezulton se në pikëpamje të administrimit të procesit zgjedhor ka patur disa përmirësime sinjifikative. Kemi pasur jo një përmbushje të mirë nga ana e tyre sai përket raportimit në lidhje me pjesëmarrjen, por pajisja që kemi përdorur e ofron mundësinë se të dhënat janë aty për të patur më shpejt rezultatin përfundimtar mbi pjesëmarrjen në votime”, – theksoi Celibashi.

Lidhur me numrin e votuesve në zgjedhje, Celibashi tha se shifra që kemi  raportuar deri dje deri në 11:00 të mesnatës bazohej në të dhënat që kanë paraqitur në KQZ nëpërmjet sistemit aplikativ operatorët dhe komisionerët, anëtarët e qendrave të votimit”.

“Kjo mënyrë e paraqitjes së informacionit ka përfunduar që në orën 19:00 kur u mbyll procesi i votimit. Tashmë mbi pjesëmarrjen ne i marrim gjatë procesit të numërimit të fletëve të votimit. Çdo e dhënë që pasqyrohet tani është e dhënë zyrtare lidhur me pjesëmarrjen në votim ditën e djeshme, pasi KZAZ kanë tabelën përmbyllëse për çdo qendër votimi dhe shifra i korrespondon numrit të votuesve për qendrat e votimit”, – tha Celibashi.

Ai shtoi se “jemi duke punuar në KQZ të marrim të gjitha pajisjet e votimit elektronik ato kanë këto të dhëna , ndoshta ne s’kemi nevojë të presim ditë, javë  deri sa të përfundojë procesi i nxjerrjes së rezultatit, por këto të dhëna mund ti kemi nga pajisjet”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME