Categories Opinion

Çështja Bushati. Pozitivitet te ndërkombëtarët

Nga Nikoll Lesi/

Qëkur bëri njoftimet për emrat e qeverisë së re, Edi Rama shokoi jo vetëm në partinë socialiste, por edhe te ndërkombëtarët. Ndryshimet duheshin patjetër, bile kishte muaj që disa duheshin larguar me vrap, bile për të qenë korrekt me situatën e vendit dhe protestat e pandalshme të opozitës duhej që edhe kryeministri të jepte dorëheqjen. Dhe më pas mund të rrinte prapë kryeministër ose emëronte një tjetër pa konflikte me opozitën për të shkuar në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019, të gjitha partitë politike. Kush të fitonte, le të fitonte. Nëse Sovrani-popull ia jep fitoren PS-së, pra Ramës, me datë 30 qershor atëhere le të mbyllin të gjithë gojën nga akuzat për “qeveri të krimit”, “qeveri e oligarkëve”,etj etj.

Ashtu e do populli, ashtu le ta mbajë!

Por si rregull demokratik kur ndryshon mbi 50 % të qeverisë, aq me tepër krejt figurat kryesore socialiste, duhej që Edi Rama të jepte dorëheqjen.

Megjithatë jemi para vendimit të tij, ku ndërroi mbi 50 % të ministrave. Nëse do të kishte propozuar emra VIP nga socialistët apo profesionistë me eksperiencë edhe nga bota e shoqërisë civile, asnjë nuk mund të hapte gojë. Por Edi Rama me stoicizëm mbrojti emrat e tij që endeshin vetëm në planet e tij personale. Përjashtuar ministren e financave, Anila Denaj, që vjen nga bota mediatike dhe më pas financiare, të tjerët hanë debat të madh. Nuk po themi për emrat deputetë si ministra. E kemi fjalën për emrat pa histori pune, eksperiencë dhe lidhje me PS-në.

Tashmë emrat dihen. Por ajo që nuk dinte kryeministri këtë herë është se emri i ministrit të jashtëm, me gjasa te 99 %, nuk firmoset për t’u shkarkuar, pra si rrjedhojë as nuk firmoset emri i djalit të ri prej Kosove si ministër i jashtëm.

Dhe këtë radhë nuk është si me Sandër Lleshin. Ministrin e brendshëm nuk e firmosi Presidenti, sepse procedura e kërkuar nuk ishte ligjore e kushtetuese. Sapo ministrja e mbrojtjes dërgoi propozimin për largimin nga shërbimi aktivi ushtarak, Ilir Meta e firmosi.

Por këtë herë nuk është njëlloj, sikurse kanë filluar të pëshpërisin këtë të shtunë nga burime kryeministrore se “nuk ka se ç’bën Presidenti, do ta firmosi si “Çeço”, emrin e kosovarit!”.

Me sa duket nuk e njihkan mirë Ilir Metën!

Nëse duhet për më mirë e më qartë mund të citojmë “Zëri Amerikës”, radio televizioni i Shtetit Amerikan që në një analizë fill pas mos dekretimit të Presidentit Meta për shkarkimin e ministrit Bushati, ndër të tjera shkruan:” Mosfirmosja e shkarkimit të ministrit Bushati, duket gjithashtu një sinjal se për pasuesin e tij në krye të diplomacisë, Presidenti Meta do të mendohet edhe më shumë se për ministrat e tjerë. Në fakt lëvizja e zotit Rama shkaktoi jo pak habi dhe tërhoqi kritika të shumta. Nga njëra anë sepse ajo erdhi në një moment kur diplomacia gjendet përpara sfidave të rëndësishme, që nga ajo e integrimit europian, te drejtimi i OSBE-së në vitin 2020, ndërkohë që duke nisur nga viti i ardhshëm vendi do të jetë pjesë e Trojkës së kësaj organizate, e deri te procesi i dialogut që është hapur me Greqinë për trajtimin e një sërë çështjesh të mbetura pezull, përfshirë të ashtuquajturën Marrëveshje e Detit. Nga ana tjetër edhe emri i përzgjedhur, ai i të riut nga Kosova, Cakaj, aktualisht zëvendës ministër i Jashtëm, është parë me skepticizëm, për shkak të moshës së re dhe mungesës së një eksperience të nevojshme për një nga postet kyç të një qeverie”.

Ndërkohë mediat serbe janë tërbuar nga mos shkarkimi i Ditmir Bushatit, sepse prisnin emërimin e djalit të ri nga Kosova, që është shfaqur hapur pro marrëveshjes Thaçi-Vuçiç për ndarjen e Kosovës.

Kjo përsa i përket arenës ndërkombëtare.

Ndërsa në rrjetet sociale vlojnë komentet pozitive për vendimin e Presidentit. Natyrisht jo çdo vendim i Ilir Metës mund të jetë pritur kaq mirë prej komentuesve sa sot kur nuk firmosi shkarkimin e ministrit Bushati. Në të vertetë komentuesit duken se janë mliitantë të PS-së, por kjo tregon se edhe në bazën e PS-së vendimi i kryeministrit për shkarkimin e Ditmir Bushatit nuk është pritur mirë, çka kalon si koment pozitiv për Presidentin.

Gjithsesi Presidenti nuk është nisur nga pëlqimi ose jo i militantëve te PS-së. Ai e ka kryer këtë veprim apo AKT për hir të shtetit dhe të përfaqësimit dinjitoz të shtetit në diplomaci, kur siç thekson edhe Zëri Amerikës se “është moment kur diplomacia gjendet përpara sfidave të rëndësishme, që nga ajo e integrimit europian, te drejtimi i OSBE-së në vitin 2020, ndërkohë që duke nisur nga viti i ardhshëm vendi do të jetë pjesë e Trojkës së kësaj organizate, e deri te procesi i dialogut që është hapur me Greqinë për trajtimin e një sërë çështjesh të mbetura pezull, përfshirë të ashtuquajturën Marrëveshje e Detit…”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME