Categories Lajme

Çështja e 21 janarit./ Familjarët nuk janë dakord të rihapen…

Ditën e sotme u mësua se prokuroria e Tiranës ka rihapur çështjen për 21 janarin e 2011, ku humbën jetën 4 qytetarë.

Mirëpo familjarët e njërit prej tyr, Aleks Nikës janë kundër duke thënë se ky proces do dëmtojë gjyqin që ka nisur në Strasburg duke sjellë zvarritjen e çështjes.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka realizuar intervistë me xhaxhain e Aleks Nikës, i cili u shpreh se ndërhyrja e Prokurorisë së Tiranës dhe e policisë nuk do t’i shërbejë çështjes, dosjet e të cilës thotë se “ndodhen në Prokurori duke luajtur ping pong me të.”

“Në këtë moment gjykoj se është i pavend pasi dihet se çështjen e kemi denoncuar në Gjykatën e Strasburgut dhe sipas informacionit që kemi, është në gjykim e sipër. Ne mendojmë që kjo ndërhyrje e Prokurorisë së Tiranës dhe e policisë së Shtetit nuk do t’i shërbejë çështjes sonë pasi ka 10 vite që kjo dosje endet në sirtarët e Prokurorisë duke luajtur ping pong me të.

Prokuroria e Tiranës nuk ka hetuar se kush ka dhënë urdhrin dhe kush janë ekzekutuar, nuk ka thirrur asnjë dëshmitar nga funksionarët e lartë të shtetit, qoftë të opozitës së kohës apo qeverisë Berisha. Besimin e kemi vetëm tek verdikti i Gjykatës së Strasburgut. Ne nuk e pengojmë Prokurorinë e Tiranës të kryejë veprimet hetimore që i shikon të arsyeshme, por në radhë të parë po presim vendimin e Strasburgut.

Çështja eshte në Strasburg dh eta marrë përsipër Prokuroria e Tiranës hetimin e çështjes, ata e zvarrisin ose presin verdiktin e Gjykatës së Tiranës për ta zgjidhur me një farë kompromisi. Vetë shteti shqiptar e zgjidh çështjen vetë dhe ne nuk kemi pse të shprehemi, kështu e gjykoj unë. Më duket se kjo ka stonuar në Prokurorinë e Tiranës se nuk kanë prova. Të dalin fajtorët e vërtetë se dihen se kush janë.Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME