Categories Lajme

Çështja e detit me Greqinë në Hagë, ish-komandanti zbërthen situatën: Shqipëria del e humbur nëse…

Ish-komandanti i Forcave Ushtarake Detare të Shqipërisë, Vladimir Beja ka komentuar çështjen e detit me Grqinë. Sipas Bejës, i cili ka qenë kryetar i grupit të ekspertëve që ka negociuar me palën greke, ndryshimi ligjor që pritet të kalojë në parlament Athina lidhur me territoret detare në detin Jon prish ekuilibrat e deritanishëm dhe e kthen çështjen nga e para.

Beja tha se reagimi i parë serioz për zhvillimet nga Athina ka ardhur nga ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Ai kritikoi mungesën e informacioneve dhe gjendjen “në terr” për sa i përket zhvillimeve të negociatave mes dy vendeve dhe kërkoi një qëndrim të përbashkët mes institucioneve shtetërore, qëndrim që deri më tani, sipas tij, ka qenë me boshllëk dhe inferioritet.

“Çdo zgjerim nga 6-12 milje i Greqisë prish ekuilibrat e deritanishëm që ka pasur në memorien historike për sa i përket kufijve të Shqipërisë dhe Greqisë, fillon gjithçka nga e para,” – tha në analizën e tij Beja në Euronews Albania.

preket dhe del e humbur. Sipas tij edhe me konventën e vitit 1982 të Kombeve të Bashkuara, njohur si konventa e Montego Bay, “Shqipëria favorizohet” dhe se sipas tij “kjo nuk i intereson Greqisë, e cila po përpiqet me sa mundet të përfitojë territore në Jon dhe Egje”.

“Në përvojën time dhe nga vendimet e shkuara, në të shumtën e rasteve konventa e Montego Bay ka favorizuar kontinentin dhe kjo nuk i intereson Greqisë, që po bën përpjekje dëshpëruese për të përfituar sa më shumë,” – tha Beja duke nënkuptuar vendimin për ta zgjidhur me Gjykatë Ndërkombëtare çështjen.

Më 19 janar parlamenti grek pritet të miratojë zgjerimin e ujërave territoriale nga 6 në 12 milje. Qeveria greke e ka konsideruar përfitues këtë ligj që mund t’i sjellë Greqisë deri në mbi 10 mijë kilometra katrorë sipërfaqe shtesë në ujëra detare.

Shteti grek pret që çështja e ujërave mes Shqipërisë dhe Greqisë të niset për t’u shqyrtuar në Gjykatën e Hagës pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ish-komandanti Vladimir Beja apelon që shteti shqiptar të jetë në unison, t’i studiojë efektet që mund të ketë ky ligj dhe të mbajë një qëndrim të përbashkët “ballazi çështjes”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“S’tërhiqemi, mos e provokoni popullin”- Blushi: Bej kujdes Veliaj nga këta qytetarë të lirë!

Këshilltari i opozitës në bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi paralajmëroi kryetarin e bashkisë së Tiranës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË SHESH – Përplasje te Bashkia, protestuesit “çajnë” rrethimin metalik, policia lëshon gaz lotsjellës

Përplasje mes policisë te Bashkia e Tiranës dhe protestuesve. Opozitarët, kanë prirë protestuesit, ndërsa kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërceu dhe festoi në titullin e Interit, tërbohen tifozët e Juves, nisin një peticion kundër Cuadrados

Pasi kishte fituar 5 tituj në Serie A, 4 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbyllen hetimet për rusët që hynë në bazën e Gramshit

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tre rusëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione në protestë, hidhet molotov përpara Bashkisë së Tiranës

Tensione te Bashkia e Tiranës. Duket se situata është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotov.…

LEXO ME SHUME