Categories Lajme, Teknologji

Çfarë dinte Google për koronavirusin, para pandemisë?

Nga JV Chamary – Forbes Koronavirusi u gdhend në kulturën popullore pasi virusi SARS-CoV-2,u përhap në të gjithë botën në 2020. Por a ishte i njohur koronavirusi para pandemisë Covid-19?

Një mënyrë për të vlerësuar popullaritetin e fjalës është të kërkoni në Google. Më konkretisht ju mund të përdorni Ngram Viewer, një mjet që tregon grafikisht sesa shpesh një fjalë shfaqet në materialin e botuar nga 1800-2019. Mjeti kontrollon organin e literaturës që Google ka skanuar dhe arkivuar, i cili përfshin 8 milionë libra, informon abcnews.al.

Grafikët më poshtë tregojnë rezultatet për “koronavirusin (et)” dhe dy termat shoqërues. Për krahasim, unë gjithashtu kërkova edhe për ‘COVID’,  një sëmundje që nuk ekzistonte para vitit 2019, dhe ‘SARS’, e cila mund t’i referohet si sëmundjes ashtu edhe virusit që e shkakton atë, që tani quhet SARS-CoV-1.

Ka dy data të rëndësishme për t’u theksuar në kronologjinë.

Shpërthimi i SARS: 2003 Fjalët “koronavirus” dhe “koronaviruse” filluan të bëhen shumë më të përhapura në bazën e të dhënave të Google në 2002, gjë që korrespondon me një rritje të papritur të shfaqjes së “SARS”. Ashtu siç pritej, “COVID” nuk shfaqet fare.

Google Ngram tregon frekuencën e fjalëve me kalimin e kohës për termat e kërkimit të lidhur me koronavirusin 

“SARS” arriti kulmin në vitin 2003, që përkon me shpërthimin nga 2002-2004. Pas një rënie të qëndrueshme, pati një rritje të lehtë të interesit rreth vitit 2013, që besohet se lidhet me 10 vjetorit të shpërthimit, informon abcnews.al.

Zbulimi i koronavirusit: 1965

Në vitin 1960, virologu britanik David Tyrrell izoloi një mikrob të panjohur që shkakton ftohjen e zakonshme, të quajtur B814, të cilën ai e ka përshkruar në British Medical Journal, në 1965.

Tyrrell i dërgoi një mostër virologes skoceze June Almeida, e cila në 1967 identifikoi grimcat e virusit nën mikroskop, duke zbuluar koronavirusin e parë që infekton njerëzit.

Tyrrell, Almeida dhe gjashtë virologë të tjerë kanë shkruar te Nature, në 1968 për viruset me një skaj të projeksioneve, tani e njohur si një kurorë me proteina me thumba, që i ngjajnë kurorës së diellit dhe sugjeruan që t’i quanin “koronaviruse”, informon abcnews.al.

Google Ngram tregon frekuencën e fjalëve me kalimin e kohës për termat e kërkimit të lidhur me koronavirusin

Google Ngram ka disa defekte dhe studiuesit duhet të kenë kujdes nga ajo çfarë besojnë. Por, edhe pse nuk i interpretoni me detaje rezultatet, mjeti ofron një masë të përafërt të ndryshimeve kulturore përmes frekuencës së përdorimit të fjalëve.

Bazuar në grafikët, përfundimi im i papritur është se bota kishte humbur interesin për koronavirusin deri në vitin 2019, kur u desh një pandemi globale./Përshtati nga Forbes, e.b-abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Atentati mafioz/ Po lëvizte me motor, ekzekutohet 41-vjeçari në Selanik, në atentat mori pjesë edhe një grua

Një 41-vjeçar është qëlluar për vdekje në Selanik. Sipas mediave greke 41-vjeçari ka marrë plagë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME