Categories Lajme

Çfarë do të bëhet me provimet e maturës dhe të lirimit? Ministrja Shahini njoftim për nxënësit

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ka folur sot për ecurinë e mësimit online në Shqipëri, por dhe për mënyrën se si do vijohet më tej. Në një intervistë për Euronews, Shahini u shpreh se procesi mësimor do vijojë dhe konsiderohet i mbyllur nëse arrihet të përmbyshet programi i vendosur në fillim të vitit shkollor.

“Janë xhiruar 1.2 milionë minuta video amatore të mësuesve, që është një përpjekja gjigande për të kaluar online këtë proces mësimor. Vitin shkollor do ta konsiderojmë të mbyllur për shkak se kështu po në të gjithë botën. Çfarëdo që kemi humbur në këtë pjesë, do ta kompensojmë në fillimin e vitit të ri shkollor. Viti shkollor do te mbyllet dhe do ta konsiderojmë të mjaftueshëm për mësimet që janë bërë deri tani”, u shpreh Shahini.

Më tej ajo foli dhe për provimet e lirimit dhe të maturës, ku shtoi se javës tjetër do të vendoset në do mbahen apo jo. “Sa i preket datave të provimeve, mendojmë të jenë në qershor. Nëse kthehemi në shkollë apo jo, apo nëse provimi do mbahet do ta marrim një vendim kësaj jave. Jemi duke shqyrtuar të gjitha mundësitë, por po presim një vendim final nga Task-Forca nëse është e sigurt mundësia për kthimin në bankat e shkollave. Nesër kemi mundësi ta zhvillojmë duke mos rrezikuar përhapjen e mëtejshme të COVID-19, gjithsesi ne do e bëjmë kthimin”, shtoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME