Categories Lajme

Çfarë dokumentesh po “zhduknin” anëtarët e MEK? Zv.ministri i Brendshëm: Po shkatërronin diçka të paligjshme

Zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj, komentoi aksionin e sotëm në kampin e MEK në Manëz. Nga studioja e Abc News, Hodaj u shpreh se kush kryen aktivitete të paligjshme nuk e meriton të qëndrojë në Shqipëri. Ai tha se kjo është një punë që i takon organeve hetimore për të nxjerrë persona përgjegjës, dhe më pas duhet të vendoset se kush meriton të qëndrojë dhe kush jo.

“Aksion i Policisë ishte në zbatim të GJKKO-së, që me kërkesë të SPAK ka lëshuar urdhra kontrolli. Policia ka marrë masa, që urdhri të zbatohet. Se si do procedohet më tepër në këtë çështje, duhet të pyesin SPAK-un. Për momentin është herët, padyshim kush kryen aktivitete të paligjshëm në Shqipëri, nuk e meriton as të qëndrojë, por kjo nuk i aplikohet bashkësisë së tyre në tërësi, sepse përgjegjësia penale është individuale”, tha ai.

Por, a rrezikohet të prishet marrëveshja për qëndrimin e tyre në Shqipëri? Për këtë Hodaj u shpreh se shteti shqiptar nuk ka vullnet për ta prishur një marrëveshje, të cilën e ka firomsur, por problem sipas autoriteteve  vazhdon të mbetet veprimtaria e MEK, e cila nuk po i përmbahet zotimeve të firmosura në marrëveshjen e pranimit.

“Do duhet të shikojmë se deri ku arrin mos-përmbushja e kushteve nga ana e tyre për të parë vijimësinë. Nga ana e shteti nuk ka një vullnet për të prerë me thikë, një marrëveshje të cilën e kemi firmosur, sepse ne besojmë tek parimet e asaj marrëveshjeje”, shtoi ai.

Policia e Shtetit publikoi pamjet nga aksioni i sotëm, në të cilin shihet një prej përfaqësuesve i MEK duke shkatërruar dhe djegur dokumente. Për këtë, Hodaj thotë se logjika të çon se ata po tentonin të shkatërronin dokumente të paligjshme, në përpjekje për të fshehur gjurmët e veprimtarisë së tyre të paligjshme.

“Nëse ishte një operacion kontrolli, me qëllim sekuestrimin e dokumentacioneve, logjika thotë se ishte diçka e paligjshëm që po mundohen ta shkatërrojnë, ka shumë episode të tilla. Në momentin kur Policia ka sekuestruar dokumente apo sende sipas urdhrit të gjykatës, kanë nisur t’i shkatërrojnë”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME