Categories Lajme

Çfarë duhet të dini duke u bazuar të mosha e të sëmurit

Temperatura është një nga treguesit më të qartë të një problemi shëndetësor. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që temperatura është diçka e keqe. Në fakt, temperatura luan një rol kyç në mënyrën se si organizmi lufton një infeksion të caktuar. Në rastin e fëmijëve, temperatura shpesh mund t’i alarmojë e shqetësojë prindërit. Sa i justifikuar është ky alarm? Zbulojeni në udhërrëfyesin e mëposhtëm dhe mësoni se si duhet të përballeni me temperaturën.

Temperatura tek fëmijët: Foshnjat deri në 3 muaj Nëse foshnja juaj ka një temperaturë nga 38 gradë e më sipër, shkoni tek mjeku. Konsultat me mjekun janë të domosdoshme edhe nëse foshnja nuk ka simptoma të tjera.

Fëmijët nga 3-6 muaj Nëse temperatura është deri në 38.9 gradë, atëherë përpiquni ta lini fëmijën të pushojë dhe jepini lëngje. Në këtë pikë fëmija nuk ka nevojë për medikamente por nëse fëmija është i irrituar, letargjik apo nuk zë rehat, atëherë telefonojini mjekut. Nëse temperatura në këtë grupmoshë është më e lartë se 38.9 gradë, atëherë telefonojini menjëherë mjekut.

Fëmijët nga 6 deri në 24 muaj Në këto raste, fëmijëve mund tu jepni ilaçe kundër temperaturës por tregohuni të kujdesshëm dhe përmbajuni dozave të këshilluara. Mos i jepni fëmijës suaj aspirinë dhe telefonojini mjekut nëse temperatura zgjat më shumë se 1 ditë.

Fëmijët deri në 17 vjeç Nëse temperatura arrin deri në 38.9 gradë, ju mund t’i jepni fëmijës një medikament kundër temperaturës sipas dozës përkatëse. Nëse temperatura zgjat më shumë se 3 ditë ose nëse fëmija është i irrituar apo letargjik kontaktoni me mjekun.

Temperatura tek të rriturit Nëse një i rritur mbi moshën 18-vjeçare ka temperaturë që arrin deri në 38.9 gradë, atëherë lëreni të pushojë dhe të pijë shumë lëngje. Nëse temperatura shoqërohet me dhimbje të forta koke, vështirësi në frymëmarrje apo simptoma të pazakonta atëherë konsultohuni me mjekun. Nëse temperatura rritet mbi 38.9 gradë, atëherë mund të merrni një medikament kundër temperaturës. Ilaçi duhet të jepet në përputhje me dozën e rekomanduar dhe jo duke e shoqëruar me medikamente kundër kollës apo të ftohurës. Nëse temperatura zgjat më shumë se tri ditë dhe qëndron në nivelet e 39.4 gradë, shkoni menjëherë tek mjeku

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME