Categories Lajme

Çfarë duhet të hamë para dhe pas vaksinimit? Profesori i njohur jep informacionin e rëndësishëm

Në një lidhje skype për “Wake Up”, profesori i Universitetit të Tetovës, Egzon Ademi tregoi se çfarë duhet të hamë para dhe pas vaksinimit. “Në fazat e studimit asnjë vaksinë nuk është studiuar për një dietë specifike. Meqë vaksinat shërben për forcimin e imunitetit, edhe ushqimi luan një rol në këtë.

Uji është komponenti kryesor që ndihmon në këtë. Duhet parë kjo kohë pas marrjes së dozës së parë, deri në një javë pas dozës së dytë, që janë ato 4 javë më të rëndësishme kur fillon prodhimi i antitrupave. Uji është themelor, së paku duhen 8 gota ujë në ditë, veç ujit që marrim nga ushqimet.

Duhet të shmangim konsumimin e tepërt të alkoolit. Një gotë al kool nuk ndikon direkt, por konsumimi i madh i alkoolit do të kishte ndikuar direkt në uljen e nivelit të imunitetit. Gjithashtu duhet të limitohet përdorimi i cigareve. Është e mirë dalja në ajër të pastër për të marrë vitaminën D, së paku 15 minuta në ditë.

T’u largohemi konsumimit të tepërt të sheqernave, të yndyrnave. Të konsumohen sa më shumë proteina që gjenden te mishi i peshkut, mishi i pulës, fasulet, avokado, fruta të thata, fruta të malit. Te vitaminat që gjenden te frutat, molla, portokalli, banane etj. Mineralet, më i rëndësishëm është konsumimi i ushqimeve të pasura me zink dhe magnez. Forcojnë imunitetin dhe metabolizmin e njeriut”, bëri të ditur profesori i njohur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME