Categories Lajme

Çfarë “e detyroi”? Prej dekadash në televizion, Ilva Tare heq dorë nga gazetaria!

lva Tare ka marrë vendimin të shkëputet nga ekrani pas 25 vitesh karrierë. Lajmin e ka dhënë vetë gazetarja e njohur përmes një deklarate zyrtare në ekranin e “Euronews Albania”. Në nisje të saj. Ilva shprehet e lumtur që gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur pranë aleatin më të madh, publikun, që e ka shtyrë të vazhdojë përpara në çdo moment.

“Ju keni qenë aleati im në përballjet e vështira me realitetin dhe mentalitetin. Publiku ka qenë edhe kritiku dhe vlerësuesi im më i mirë. Veçanërisht, vajza të reja që sot janë nëna që kanë dashur të japin lajme dhe të kishin zërin dhe forcën time në publik.

Edhe nëna e baballarë që projektonin tek unë dëshirën për të qenë përcjellësja e zërit të tyre. I falënderoj për çdo inkurajim që më ka motivuar përballë pengesave dhe nuk kanë qenë të pakta. E kam zemrën plot me mirënjohje edhe për të gjithë bashkudhëtarët, me të cilët kemi punuar për të bërë me të mirën për një gazetari cilësore.”

Ajo tregon se ka vendosur t’i dedikojë më shumë kohë bashkëshortit, Eduardit dhe dy fëmijëve të tyre, Thomas dhe Melody. Ilva thotë se ka ardhur koha të nisë një kapitull të ri, në një stacion tjetër dhe sipas zërave thuhet se ajo do të zhvendoset për të jetuar në SHBA.

“Kemi kaluar shumë së bashku unë dhe ju dhe tani është momenti që unë ta mbyll këtë kapitull, për t’i dhënë më shumë kohë familjes sime, Eduardit, Melodisë e Thomasit. Është koha të nis një kapitull të ri, në një stacion tjetër të jetës sime. Iki e emocionuar, me urimet më të mira për të gjithë ju, ashtu siç ju më keni bekuar me urimet tuaja ne këto vite sfiduese, por edhe përmbushëse. Më e mira është përpara nesh.”

Megjithatë, Ilva nuk e mohon faktin se një ditë mund të rikthehet sërish në ekran, teksa emisionit të saj “Ilva Now” i jep lamtumirën e fundit.

“Do të mund të më shihni sërish me emisione dhe segmente speciale herë pas here. [Emisioni] ‘Ilva Now’ dhe ky kapitull suksesi me Euronews Albania mbyllet, por kjo s’është hera e fundit që shihemi bashkë. Faleminderit me zemër!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME