Categories Lajme

Çfarë e lidh grupin Habilaj me Tahirin? Ja çfarë thotë Artan Hoxha pak para vendimit

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha bëri një kronologji të dosjes Tahiri pak minuta para dhënies së vendimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Hoxha shprehu rezerva për punën e prokurorisë, kur tha se nëse Tahiri sot do të shpallet i pafajshëm do të jetë shumë e vështirë të nisë një hetim i ri për kanabizimin në 2016.

Kur prokuroria për krimet e rënda filloi procedimin gjeti dy referime të mëparshme dhe ia bashkëngjiti, bashkuan edhe dosjet që nuk ishin pjesë mirëfillta të këtij hetimi. Duke synuar që të siguronin prova edhe në Shqipëri pavarësisht si shkonin hetimet në Itali. Prokuroria italiane synonte të shikonte nëse Tahiri ishte i përfshirë në këtë grup kriminal dhe cfarë roli kishte luajtur në këtë organizatë kriminale.

Prokuroria italiane nuk ka gjetur prova të implikimit të Tahirit në trafik droge dhe vendimi tjetër i gjykatës është për cështjen Habilajt, ku gjatë kësaj cështje nuk përfshihet emri i Tahirit. Nëse prokurorët do të kishin gjetur prova ata nuk do ta kursenin. Prokurori i Katanias nëse do të lëshonte një urdhër arresti, kush do ta mbronte. Përpjekja e prokurorisë shqiptare për të bashkuar dosjet nuk ngjiti. Nëse ky hetim del i pavlefshëm, nëse gjykata e nxjerr të pafajshëm atëherë do të jetë shumë e vështirë të nisë një hetim i ri për implikimin e Tahirit në 2016” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME