Categories Lajme

Çfarë e pret Sali Berishën herën tjetër? Basha: I kemi gati skenarët edhe për ushtarët e Metës

Sali Berisha u fut me dhunë sot në selinë e PD-së dhe pas konferencës për media u largua. Kjo ishte hera e tretë që ish-kryeministri shkonte në seli. Por cfarë do të ndodhë nëse e njëjta gjë që ndodhi sot do të përsëritet sërish në ditët në vazhdim? Lulzim Basha tha se PD-ja i ka gati skenarët.

“Sali Berisha është e shkuara. PD i ka gati të gjithë skenarët për t’u përballuar me cdo situatë. U bëj thirrje autoriteteve të veprojnë mbi pjesëtarët e krimit të organizuar. Kanë material për vepra penale në Shqipëri, e vërtetë dhe e sigurt është që ka për në Britaninë e Madhe, Fatjon Dautaj është një figurë e skeduar. Dyert e kësaj partie do të jenë të hapura për të gjithë demokratët për betejën për njerëzit”.

Lulzim Basha atë që ndodhi sot e cilësoi “spektakël të Trekëndëshit të Bermudës”. “I dëshpëruar është Sali Berisha. Edhe më i dëshpëruar është Edi Rama jo vetëm që i është djegur karta që ka luftuar dy palë zgjedhje por e di që trekëndëshi do të merret me radhë dhe kur bie baza do të bien edhe dy këndet e tjera” tha ai.

Kryedemokrati, jo vetëm Berishën dhe Ramën, por lëshoi akuza edhe për Ilir Metën, që e cilëson si një nga tre këndet e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe që e paralajmëroi nëse sipas tij aktivizon rekrutët.

“Të çliruar nga hijet e së shkuarës. Le ta dinë Edi Rama, Sali Berisha, oligarkët, bosët e krimit apo ushtarët e tyre që vijnë vërdallë, janë në mbikëqyrjen tonë dhe jo vetëm, nuk na intimidojnë dhe nuk i pret fati që i premton Sali Berisha, Edi Rama apo dikush tjetër nga Trekëndëshi i Bermudës që i ka pasur dikur rekrutë dhe që mund t’i dërgojë si pjesë e skenarëve destabilizues për opozitën dhe Shqipërinë” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME