Categories Lajme

“Ciflat i kanë prekur sistemin arterial, ka probleme me dëgjimin”/ Ja gjendja e deputetit Bujar Çela

Deputeti socialist Bujar Çela, i cili iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale pasi mbeti i plagosur nga shpërthimi i kapanonit në Lushnjë pasditen e djeshme, ndodhet jashtë rrezikut për jetën tek spitali i Traumës.

Po ashtu, edhe i plagosuri tjetër Sokol Lumi, raportohet se ndodhet në gjendje shëndetësore stabël, ndërsa të plagosurit e tjerë nga shpërthimi ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, deputeti i PS-së, Fadil Nasufi pas daljes nga spitali i Traumës, ku kishte shkuar për të parë nga afër kolegun e tij, Bujar Çela dha më shumë detaje nga gjëndja shëndetësore e këtij të fundit.

Në një prononcim për mediat, ai tha se dëmtimin kryesor Bujar Çela e ka tek kofsha e djathtë, pasi ciflat e shpërthimit e kanë prekur sistemin arteriar venoz, si dhe në pjesën abdominale. Gjithashtu, ai tha se dputeti socialist ka edhe probleme me dëgjimin për shkak të zhurmës së shpërthimit.

“Fatmirësisht gjëndja shëndetësore është stabilizuar. Duhen përgëzuar stafi ushtarak për ndërhyrjen tepër të specializuar për pastrimin e ciflave që kanë ndodhur nga shpërthim. Dëmtimin kryesor e ka në kofshën e djathtë pasi ciflat e shpërthimit e kanë prekur sistemin arteriar venoz, si dhe në pjesën abdominale. Dëmtime ka dhe një pjesën abdominale ku po vijon pastrimi i ciflave. Ka probleme me dëgjimin për shkak të valës së shpërthimit që ka qenë në terren por gjëndja është e stabilizuar në të gjitha parametrat e saj. Është në sallën e reanimacionit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME