Categories Kuriozitete

Çifti bëhet viral, pasi i fejuari i propozon me 5 unaza – ëndrra e çdo femre

Ky propozim po që mund të quhet ekstra! Një çift nga Atlanta u bë qendra e vëmendjes së botës pasi i dashuri i propozoi me 5 unaza të fejuarës së vetë. William Hunn dhe Brittney Miller kishin plan të vizitonin një bodrum vere për shijim të verës, por planet në fakt nuk ishin këto.

Hunn kishte përgatitur një surprizë për të dashurën e tij, të cilën ajo e kuptoi pasi ata shkuan në aeroport. Ai kishte siguruar një gjiro me helikopter mbi qytetin e Atlanta, dhe sapo zbritën nga helikopteri, ata ishin të pritur nga disa miq të afërt, një fotograf, dhe një kameraman.

Ata ishin mbledhur aty për të qenë dëshmitarë të momentit magjik kur Hunn i propozoi Miller. Videoja emocionuese u publikua në Instagram, ku Miller mund të shihet e përlotur nga gëzimi. Një mik i tyre shihet tek i kalon në dorë Hunn një mbajtëse me 5 unaza fejese, që ajo të zgjedhë atë që preferon.

Miller tha se sapo pa miqtë e tyre ajo mendoi me vete: “O zot, po ndodhë, do të ndodhë tani”. Hunn dëgjohet tek i thotë asaj, mund të provosh të pesta dhe të zgjedhësh atë që të pëlqen. Miller tha se nëse ai do të ftonte familjen dhe do ta surpirzonte me vetëm një unazë ajo do të ishte më se e lumtur, por kjo ishte shumë unike dhe speciale.

Hunn kishte ftuar të gjithë familjen e Miller, të cilët jetojnë në vende të ndryshme të SHBA, dhe ai nuk i kishte takuar të gjithë më parë. Prindërit, gjyshërit nga të dy anët e familjes, dhe vëllezër e motra, të gjithë ishin aty për ditën e saj të veçantë dhe pas propozimit ata patën një gosti familjare.

Çifti nuk kanë as një vit të plotë që janë në lidhje. Ata ishin takuar për herë të parë para 10 viteve në universitet dhe kishin qenë miq të mirë. Ata planifikojnë që të mos e nxitojnë dasmën menjëherë, dhe mendojnë të martohen pas të paktën një viti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME