Categories Kuriozitete

Çifti britanik fiton rekordin Guinness, detaje

James e Chloe Lusted sapo janë konfirmuar nga komisioni i rekordeve Guinness si çifti i martuar me diferencën më të madhe të gjatësisë, rreth 60 cm. Zakonisht çiftet e martuara shihen ‘në sy’ me njëri-tjetrin për shumicën e çështjeve, por duket qartë që James e Chloe nuk kanë arsye për ta bërë këtë.

Ata u konfirmuan nga Rekordet Botërore Guinness si mbajtësit e rekordit të diferencës së gjatësisë, në kategorinë specifike Çift i martuar, sekse të ndryshme, gruaja më e gjatë. Chloe është e gjatë pak më shumë se 1.65 cm ndërsa James me gjatësinë modeste 1.09.

Ata janë njohur fillimish në një bar kur u prezantuan nga miq të përbashkët, pak pasi James kishte mbajtur pishtarin e Lojrave Olimpike përmes qytezës së tij. Chloe, që ishte asokohe studente në Cardiff të Uellsit, në fillim ishte hezituese për një marëdhënie të tillë dhe kishte rezervime për mënyrën sesi do e prisnin të tjerët.

Por në dhjetor 2013, James e Chloe konfirmuan statusin e tyre si çift, dhe pas shtatë muajsh James i kërkoi Chloe të martoheshin gjatë një udhëtimi romantik në një liqen të Uellsit, kur ajo pranoi.

James e Chloe u martuan në 2016, dhe kanë një vajzë të quajur Olivia, e cila është tashmë dy vjeçe .Chloe pranon se në të kaluarën i pëlqenin burrat më të gjatë, por gjithçka ndryshoi kur u njoh me James: “Të mund të gjejnë njeriun e tyre të përshtatshëm që është duke pritur, por vetëm nganjëherë ai ose ajo nuk është si e kishit imagjinuar…

“Shpresoj që historia jonë e dashurisë të mësojnë të tjerët të mos gjykojnë një libër nga kopertina deh se të tjithë kanë historinë e tyre mbi arsyet për pamjen e tyre”.

James thotë se kur ishte i vogël nuk besonte se do të martohej, por shton se lidhja e tyre provon se për këdo ka një njeri me të cilin të lidhen. Aktualisht burri më i gjatë në botë është Sultan Kösen, më shumë se 4 matra i gjatë, ndërsa gruaja më e shkurtër është aktorja indiane Jyoti Kisange Amge, pak më shumë se 60 cm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME