Categories Lajme

Çifti gjerman udhëton me biçikletë nga Shtutgarti në Vlorë

Kanë përshkruar 2730 kilometër me biçikletë nga Shtutgarti deri në Vlorë, për të kaluar Krishtlindjet në Shqipëri. Bëhet fjalë për Daniel dhe Miki, çiftin gjerman që me biçikletën e tyre dyshe dhe bagazhin ku kanë gjërat e nevojshme vijnë në vendin tonë për herë të dytë.

“Shqiptaret janë te këndshëm dhe tolerantë. Kultura dhe natyra juaj na bëri të vinim sërish këtu. Shqipëria është vend me njerëz të dashur dhe natyrë të bukur. Kurrë s’na është dashur të mbyllim me çelës bagazhin tonë.
Udhëtimi ynë është krejt ndryshe nga udhëtimet e te tjerëve… me nje biçiklete dhe pa plan se ku do flemë apo çfarë do të hamë.

Është ndjesia e të papriturës që duam të marrim teksa përshkruajmë kilometra pa fund dhe paralelisht ushtrohemi. Gjithmonë gjejmë një mënyrë që t’ia dalim dhe ndihemi të sigurt, çdokush na ofron ndihmë kur kemi nevoje”, thonë ata për Top Channel. Çifti vazhdon ngjitjen drejt majës së Llogarasë, duke vazhduar përgatitjen fizike, ndërsa urojnë festën e Krishtlindjes për të gjithë shqiptarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME