Categories Kuriozitete, Lajme

Çifti martohet në kufirin mes dy vendeve të ndarë nga një shirit

Një nuse norvegjeze u martua me partnerin e saj suedez në një ceremoni të zhvilluar në kufirin midis dy vendeve të tyre – me të ftuarit që qëndronin në secilën anë të kufirit, në përputhje me kufizimet e Covid-19. Kufiri mes Norvegjisë dhe Suedisë është i mbyllur dhe njerëzit nuk lejohet të kalojnë nga njëri vend në tjetrin.

Çifti tha për BBC-në se nuk mund të prisnin më gjatë që të hiqeshin kufizimet. “Ne nuk donim ta ndryshonim datën… gjithçka që donim ishte të martoheshim!”

Për shkak të strategjisë që Suedia ka zgjedhur për menaxhimin e pandeminë, shumë vende, përfshirë edhe Norvegjinë, nuk e kanë përfshirë atë në listën e destinacioneve nga të cilat njerëzit mund të udhëtojnë. Çifti i shkëmbeu premtimet në mes të një pylli në rajonin Holebekk të Norvegjisë, në kufi me Suedinë. Ata qëndruan secili në anën përkatëse të kufirit, të ndarë me njëri-tjetrin nga një shirit i bardhë.

Nusja, Camilla Oyjord, tha që ajo fillimisht e kishte sugjeruar idenë si shaka, por miqtë dhe familjarët e të dyja palëve iu përgjigjën me entuziazëm. “Ne donim të bëheshim burrë e grua! Dashuria triumfon mbi të gjitha!” -u shpreh Camilla. Dhëndri, Alexander Clern, tha që ata nuk menduan se të ftuarit do të vinin, pasi ishte një rrugë e gjatë në pyll, por mbetën të mahnitur nga pjesëmarrja e të gjithëve në dasmë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME