Një çift bashkëshortësh në Dibër, fëmijët e të cilëve ishin në emigrim, kanë rënë pre e grabitjes me dhunë rreth orës 11:00 të mbrëmjen e së dielës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çernene.
6 persona me kapuçë të moshës 22-23 vjeçare, kanë hapur me forcë derën, duke dhunuar fillimisht bashkëshortin dhe më pas gruan pas kjo e fundit ka tentuar ti heqë kapuçin njërit prej tyre.
Më pas ata kanë vrapuar drejt dhomës së gjumit ku kanë marrë 2 kuti me bizhuteri dhe çantën e gruas ku kishte dokumenta dhe para dhe janë larguar me nxitim.
Më pas çifti ka njoftuar policinë. Burrë e grua me lëndime janë trasnportuar në spitalin e Peshkopisë për mjekim.
Kryefamiljari tregon situatën e rëndë që kaloi së bashku me të shoqen.
“Në orën 11:00 ishim duke parë televizor, trokiti dera dhe dolëm ne. Hape derën tha, i thashë kush je ti? Dha një emër kot. Më pas i ranë derën me shqelma. Pasi e shtynë, se ishin 5-6 veta, u hap dera. Hynë brenda, dy më kapën mua, dy gruan në sallon dhe të tjerët kontrolluan. Na ranë se edhe ne bëmë rezistencë. Unë i rashë atij dhe ai mua, kështu shkoi kjo punë. Nja 5 minuta. Morën ça kishin për të marrë dhe ikën. Bashkëshortes i kanë thyer gishtin dhe dy brinjë.Kanë marrë varëse, bylyzykë e unaza të fëmijëve që i kemi pas në sirtar me çelës. Erdhi policia pasi e lajmëruam me telefionin e komshinjve se telefonat na i mori policia”.
Blutë janë vënë menjëherë në lëvizje. Policia ka konstatuar se grabitësit kanë qenë me makinë dhe e kanë lënë 200 m larg vendgjarjes.
Gjatë ditës së sotme policia ka vijuar kërkimet, ku kane gjetur 2 kuti bizhuterish bosh.
Çifti bën apel që ngjarja të zbardhet sa më parë.

