Categories Lajme

Cila është grupmosha më e prekur nga koronavirusi? Ja çfarë zbulon studimi i fundit

Koronavirusi po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë e moshës 18 deri në 34 vjeç në SHBA, sipas një studimi nga Universiteti i Harvardit, botuar në faqen e internetit të revistës mjekësore “JAMA”. Në studim morën pjesë mbi 3 mijë të rinj dhe sipas ekspertëve 21% u dërguan në kujdes intensiv; 10% në ventilim mekanik dhe 2.7% vdiqën. Pacientët me mbipeshë dhe të sëmurë me hipertension apo diabet ishin më të rrezikuarit.Një studim nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i bërë me pacientët simptomatik nga 11 institucione  shëndetësore në SHBA, zbuloi se njerëzit që kishin rezultuar pozitivë me COVID-19 kishin dy herë më shumë të ngjarë të kishin shkuar për darkë në një restorant.

Ndërkohë kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi këtë javë se qeveria e tij do të nisë një program ambicioz për të testuar të paktën gjysmë milioni njerëz çdo ditë për koronavirusin, dhe rezultatat e testit do të dalin për disa minuta. Johnson tha se shpresonte që programi “Hëna”, duke iu referuar simbolikisht uljes së parë në Hënë, do të fillojë të zbatohet në fund të vitit dhe do ta kthente Britaninë në një lloj normaliteti. Po ashtu kryeministri Britanik do të nxjerrë një urdhër të ri që ndalon mbledhjen e më shumë se 6 njerëzve se bashku, ndërsa vendi po përjeton një rritje me gati 3 mijë raste të reja me koronavirus, çdo ditë në javët e fundit, shifrat më të larta ditore që nga maji.

Universiteti “Johns Hopkins” raportoi se ka më shumë se 28 milionë raste me COVID-19 në të gjithë botën dhe më shumë se 900 mijë vdekje. SHBA është në vend të parë për numrin e infeksioneve me pothuajse 6,4 milionë raste dhe më shumë se 191 mijë vdekje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME