Categories Lajme

Cilat janë 34 shtetet ku nuk ka hyrë ende gripi

Pavarësisht se ka infektuar më shumë se 3 milionë persona anembanë botës, janë ende 34 shtete dhe territore që ende nuk kanë raportuar asnjë rast të infektuari me pandeminë e koronavirusit. Këtu përfshihen, Komoros, Lesoto, Taxhikistani, Turkmenistani dhe shumë shtete ishullore në Paqësor, si Nauri, Kiribati dhe Ishujt Solomon. Ndërkohë që prej 20 prillit, 213 shtete dhe territore nga 247 të njohur prej Kombeve të Bashkuara kanë raportuar të paktën një rast me Covid-19. Nga këto 186 kanë përjetuar transmetime lokale, ku virusi është përhapur brenda komuniteti. Viktima janë shënuar në 162 shtete. Por edhe pse një vend nuk ka raportuar asnjë rast nuk do të thotë që virusi nuk mund të jetë prezent. Për shembull, Koreja e Veriut nuk ka raportuar asnjë person të prekur me virusin e ri, por vetëm se kufizohet nga Kina, Rusia dhe Koreja e Jugut, vende këto që janë përballur me një numër të madh të infektuarish, të bën të mendosh se Covid-19 mund të jetë i pranishëm në vendin komunist. 5 shtete dhe territore ja kanë dalë të çlirohen nga virusi pasi e kanë menaxhuar më së miri situatën me rastet e paraqitura. Këto janë Anguilla, Greenland, ishujt e Karaibeve St.Barts dhe Saint Lucia dhe Jemeni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME