Categories Lajme

Cilat janë ato? Sazan Guri thirrje shqiptarëve: Mos u shtrini në shazlone

Profesori i njohur Sazan Guri, duke qenë se jemi në sezon vere, i bën thirrje gjithë shqiptarëve që të mos shtrihen në shazlone kur shkojnë në plazh, për 3 arsye. I ftuar në Zonë e Lirë, ambientalisti Guri tha se duke mos u shtrirë në zhazlone, njerëzit edhe kursejnë lekë, edhe shmangin shtrirjen në një vend ku më parë është shtrirë dikush tjetër.

Ai tha se nuk ka më mirë se sa të shtrihesh në rërë, pasi është shumë kurative.

“I bëj thirrje të gjithëve që të mos frekuentojnë shazlonet, se edhe lekë kursem edhe nuk shtrihesh aty ku është shtrirë më parë dikush tjetër, edhe ke rërën, çfarë e do shazlonin? Ku ka më mirë se sa të shtrihesh të zhytesh në rënë. Është kurative. Një herë një mjek i huaj mori disa njerëz, pacientë që vuanin nga sëmundje të ndryshme, dhe i lyu me rërë e baltë kurative, dhe i vendosi të bënin aerobi. Më pas ata u shëruan, i shëroi rëra, ata kujtonin se i shëroi aerobia.

Deti shqiptar për shkak të larmishmërisë së shkëmbinjve, që janë në pjesën malore të Shqipërisë, Shqipëria ka aq male sa po ta shtrish, është sa Gjermania… Të thuash të vësh doreza e maskë në plazh, kur ka një rërë që vret sëmundjet… Kjo rërë që është e verdhë, e bardhë, andej nga Shëngjini, rëra jonë plus që është 70 metër dhe shputa zhytet në këmbë, kjo rërë shëron të gjitha sëmundjet. Qytetarë hiqni dorë nga ulja në shezllon, zhytuni në rërë, 30 minuta deri në 1 orë në ditë ecje në rërë të thatë”, tha Sazan Guri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME