Categories Lajme

Cirk në foltore, Hajdari: Ndan pazare, lider global egoist; Rama: S’të vjen turp, fjalimet e tua si ndërtime pa leje

Foltorja e Kuvendit u mbajt sot nga kryeministri, Edi Rama, dhe deputetja e opozitës Rudina Hajdari.

Gjithçka nisi nga ligji për disiplinimin e ndërtimeve. Shefi i qeverisë tregoi “dhëmbët” duke paralajmëruar masa të ashpra për ndërtuesit që shkelin lejet e ndërtimit.

Por në kundërpërgjigje,Hajdari tha se për lejet e ndërtimit ai mban rekordet kur ka qenë kryebashkiak.

Nga ana tjetër, deputetja i tha Ramës se merret me 2 kate pa leje të qytetarëve dhe nuk përmend oligarkët që ndan pazaret me ta.

Kaq mjaftoi që të ndezë më tepër debatin, ku kryeministri nuk nguroi ta prekë zonjën Hajdari në pikën e saj të dobët, artikulimin.

Rama: Përsërisni si në jerm ato që keni dëgjuar në gramafonin origjinal. Nuk është e vërtetë nëse u referohemi shifrave dhe institucione. Për çfarë e keni fjalën kur thoni se në spitale nuk ka ilaçe, shtretër dhe mjekë?Për çfarë e keni fjalën zonja Hajdari kur thoni së kontrolli mjekësor bazë nuk funksionon? Broçkulla. Shkoni dhe bëjeni kontrollin dhe provojeni. Nëse nuk është e vërtetë hajdeni këtu dhe flisni me fakte. Për çfarë flisni për sterilizimin? 

Nuk ju futet gjë në kokë se e keni të mbushur me broçkulla? E kupton se pajisjet mjekësore sterilizoheshin me alkool para operacionit dhe më flet për katastrofën. Më akuzon për korrupsion dhe thua ndaj pazare. Si nuk të vjen turp? E kam sfiduar udhëheqëesin tënd fizik Lulzimin, udhëheqësin tënd shpirtëror Saliun. Jam nëpër gjyqe  me ata dhe do ti fitoj të gjitha sepse nuk thonë dot përpara gjykatësit se cilat janë konkretisht faktet mbi të cilat i bazojnë akuzat.

Ti më merr të keqen mua për pazare dhe ndarje pazaresh. Për ta mbyllur,  unë jam i pangopur për të takuar kancelaren e Gjermanisë? Cila hemisferë brenda magazinës që keni mbi shpatulla jua prodhoi këtë mendim? Çfarë lidhje ka kjo me egoizmin, ky hyn këtu? Apo ju nuk e dini se është pjesë e detyrës jo dëshirës dhe mosdëshirës për të caktuar edhe ata që në të njëjtin pozicion drejtojnë vende shumë të zhvilluara dhe përparuara. Nuk keni faj se nuk jeni mësuar. Mësohuni dhe me Shqipërinë që është në krye të OSBE. Janë standarde të reja.

Nuk keni asnjë shans të përparoni politikisht, ju si gjithë familje opozitare, as ata që janë jashtë as ju brenda. Nuk e keni kuptuar se pse vetëm humbni? E dëgjuat Hajdarin, më thoni një arsye se pse një qytetar duhet ta votojë zonjën Hadari, Lulzmin, Saliun, Ilirin, Monikën? Me nejrëz që e kanë fjalorin 150 fjalë dhe te fjala e 151 thonë broçkulla. Zonja Hajdari një këshillë po të jap prapë, rrugën e ndërtimit të mendimit dhe jo marrjen peng të foltores për sallatë fjalësh.Të lutem pak respekt për këtë foltore dhe ata që përpara në këtë foltore kanë përfaqësuar popullin. Broçkulla pa fund. Të lutem se na vë në pozitë, e kam të thjeshtë të mos flas fare kur flet ti, por meqë ti je simboli i kësaj opozite.

Por edhe Hajdari në replikë me shefin e qeverisë nuk e kurseu ironinë ndaj tij.

Hajdari: Faleminderit që na nderove me përgjigjen tënde, je lider global dhe nuk mund të merresh me një anëtar të thjeshtë parlamenti. Është sforcim i madh për ty dhe vjen edhe na jep mend. Përtej kësaj më vjen mirë që gjatë fjalimit tënd pranove që ke qenë kryetar bashkie 11 vjet. Se te fjalimi i parë dole sikur po fliste para Krishtit. Më fal për çfarë kam bërë por do ti ndëshkoj tani e tutje. Unë tregova disa realitete që shqiptarët i prekin nga afër, ta gjykojnë ata. Korrupsioni është rritur nga viti i kaluar sipas raporteve të fundit, mund ta pranoni? Fola për spitalet se kam blerë vetë ngrohëse, batanije.Te spitali i Traumës. Për sterilizimin nuk më intereson fare se çfarë ka ndodhur përpara. Koncesioni është i fryrë, pajisjet sterilizohen me çmim shumë më shtrenjtë se vendet e tjera.

Në fund debatit i vuri vulën kryeministri Rama, ku nuk nguroi ti thotë se fjalimet e saj janë si ndërtimet pa leje.

Ai e këshilloi Hajdarin që të heqë nga fjalori akuzat kriminalizuese nëse do të jetë e reja që po përparon, edhe pse tha se përparimin do ta ketë të avashtë.

Rama: Fole për Afrikën, është Shqipëria apo Maqedonia e Veriut përpara te raporti se the jemi më të korruptuarit? Kur nxitesh nga mllefi, padituria dhe paaftësia nuk e sheh atë fakt që bën një dallim të madh.Debati nuk bëhet mbi faktet, por mbi manipulimin. Ju shqetësoheni nga mënyra ime e të folurit. Mënyra ime e të folurit nuk përmban as shpifje, as akuza dhe as fjalor që e vë tjetrin në pozitën e fajtorit para drejtësisë. 

Të miat janë opinione ndërsa ju kur dilni këtu akuzoni. E bëni paturpësisht dhe në vijën e paturpshme të të njëjtën politike. Nuk ju fyej, konstatoj se keni probleme me rrugën e mendimit.Fjalimet tuaja janë si ndërtimet pa leje, keni një kapacitet fjalësh që nuk kalon 150 fjalë por nuk është fyerje por opinion. Keni momente kur fjala, gjuha dhe truri janë në tre drejtime të ndryshme. 

Opinioni im mund të jetë i gabuar por i them se nuk e lidh dot praninë në këtë foltore me praninë e përfaqësuesit të popullit që akuzon funksionarin e shtetit për ndarje pazaresh. Mënyra ime e të folurit mund të përkthehet në çdo gjuhë dhe përdoret në çdo parlament të Europës, të tuaj jo se nuk të lejon njeri të bësh akuza. Edhe fjala idiot është thënë në parlamentin anglez por jo akuza penale për të bërë politikë. 

Fjalimet e tua përveç problemeve gramatikore, sintaksore, nuk mund të kalojnë dot filtrin e etikës së një parlamenti ku flitet një gjuhë tjetër. Për ironi dhe hidh e prit bota shqiptare që i nënshtrohej Kanunit është njëshi. Nëse nuk e dini hajdeni me mua në Dibër. Nëse nuk do përgjigje të hidhura mos i hyj rrugës së fjalëve të rënda. Akuzat kriminalizuese hiqi nga fjalori nëse do të jesh e reja që po përparon, përparimin do ta kesh të avashtë por sidoqoftë do të përparosh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME