Categories Lajme

Çmendet 55 vjeçari amerikan, Qëllon për vdekje gruan dhe dy fëmijët, njëri prej tyre i birësuar në Shqipëri

Një 55-vjeçar në Kolorado të SHBA-ve ka vrarë gruan dhe dy fëmijët e tyre, njëri prej të cilëve ishte i adoptuar në Shqipëri. Më pas ai ka kryer ve tëvrasje.

Mediat bëjnë me dije se Christof Kreb, 55 vjeç v rau gruan me të cilën ishte i martuar prej 26 vitesh, Yvette Siegert-Kreb, 50 vjeç dhe fëmijët e tyre, Felicity Kreb, 13 vjeç dhe Barrett Kreb, 9 vjeç. Ky i fundit ishte adoptuar nga çifti në Shqipëri.

Policia mbërriti në banesë pas një njoftimi se njëri prej tyre ishte plagosur rëndë. Në momentin e mbërritjes atje, gjetën të pajetë të katër anëtarët e familjes.

Christof Kreb ishte bashkëpronar i Specialty Sports and Supply, një dyqan armësh në Kolorado Springs, sipas të dhënave të biznesit të mbajtura nga Zyra e Sekretarit të Shtetit të Kolorados.

Si Christof Kreb dhe gruaja e tij ishin veteranë të ushtrisë amerikane, tha përfaqësuesja e familjes Laura Muir Mellini.  “Ajo ishte një avokate e palodhur për fëmijët e keqtrajtuar dhe të neglizhuar,” tha Muir Mellini.

Familja kishte 8 fëmijë, 5 prej të cilëve ishin të birësuar. Muir Mellini tha se Felicity Kreb ishte birësuar në Kinë dhe vëllai i saj Barrett, i cili po ashtu u vra nga babai i tij adoptues  ishte birësuar në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME