Categories Lajme

Çmime të shtrenjta dhe të ardhura të ulëta, shqiptarët blejnë më shtrenjtë se evropianët

Edhe pse kanë të ardhurat më të ulëta, qytetarët shqiptarë i blejnë produktet me çmime më të shtrenjta. Ky është rezultati sipas përditësimit të fundit të Eurostat për indeksin e çmimeve të konsumit, të dhënat e të cilit tregojnë se në Shqipëri shumë produkte dhe shërbime janë më të shtrenjta sesa mesatarja evropiane.

Shumë produkte familjet shqiptare detyrohen që t’i blejnë më shtrenjtë sesa në vende të tjera evropiane, ndonëse kanë të ardhurat më të ulëta në Evropë. Eurostat publikoi indeksin e çmimeve të konsumit, me referencë mesataren e Bashkimit Evropian për produktet kryesore të shportës për vendet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Të dhënat që i përkasin vitit 2022 tregojnë se pijet alkoolike janë produkti që shqiptarët e blejnë më shtrenjtë se Evropa, me 25% më shumë se mesatarja evropiane. Pajisjet elektroshtëpiake janë gjithashtu të shtrenjta, teksa në Shqipëri kushtojnë 22% më shumë sesa mesatarja evropiane, e katërta në Evropë, pas Islandës, Maltës dhe Norvegjisë.

Nga ana tjetër, Shqipëria edhe pse është vend bujqësor, qumështin dhe djathin nuk i ka të lira. Rënia e numrit të krerëve, rritja e kostove dhe problemet me ekonominë e shkallës, për shkak të fermave të vogla kanë bërë që familjet shqiptare t’i blejnë këto produkte 11.8% më shtrenjtë sesa mesatarja europiane, duke u renditur në vendin e 14. Krahas qumështit, edhe vajrat e yndyrnat janë më të shtrenjta se mesatarja europiane. Çmimi është më i shtrenjtë në vendin tonë edhe për të blerë një palë këpucë, që në Evropë kushtojnë mesatarisht 100 euro, ndërsa në Shqipëri 105.5 euro.

Pavarësisht se çmimet janë të shtrenjta, të ardhurat e qytetarëve shqiptarë mbeten të ulëta. Të dhënat e fundit nga përditësimi i dytë i Eurostat tregojnë se vendi vijoi të ishte i fundit në Europë, si për të ardhurat për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, ashtu edhe për të ardhurat në raport me fuqinë blerëse. Të ardhurat për frymë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto ishin sa 34% e mesatares së Bashkimit Evropian, pra e fundit në Evropë. Edhe treguesi tjetër, ai i konsumit individual për frymë, që mat e mirëqenien e një familjeje e vendos Shqipërinë në fund, bashkë me Bosnjë-Hercegovinën, me 41% të mesatares evropiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME