Categories Lajme

Çmimet e ”kripura” të perimeve/Braçe: Kjo sështë e drejtë ndaj bujkut në Divjakë

Tregtarët vendas po rrisin me çmime të kripura për perimet e zarvatet, duke abuzuar katërfish me çmimet. Rritja e çmimeve vihet re në Tiranë. Zv/kryeministri Erion Braçe, ka krahasuar çmimet e shitjes më shumicës të qepëve dhe patateve në Dijvakë, duke i krahasuar ato me tregun e Tiranës. ”Çmimi sot i të njëjtës qepë të marrë dje në Divjakë, në çdo treg të Tiranës është nga 70 lekë/kg në 120 lekë/kg! Kuptoni? Nga 4.7 herë më shtrenjtë deri në 8 herë më shtrenjtë! Grabitja e parë është ndaj bujkut në Divjakë; Ulja e çmimit deri në 40% nën kosto, të një super produkti për të cilin 7 muaj me radhë ai, bujku ka punuar 12-14 orë në ditë e ka paguar pa fund nga mbjellja në çdo shërbim. Është një supergrabitje! Imagjinoni, një tregtar “shumice” që bën thjesht transportin nga Divjaka në Tiranë, fiton 20, 30, 40 lekë për kg, 50, 100, 200, 250% më shumë se bujku që është rropatur 7 muaj me radhë”.

Postimi i plotë KJO ËSHTË GRABITJE E DYFISHTË!

Kam qenë prej mëngjesit në tregjet publike të fruta perimeve në Tiranë. Ndoqa çmimet për dy produkte, qepën e thatë-e re, pataten-e re. Të dyja produkte ekskluzive të Divjakës! Vjelja sapo ka nisur në Divjakë dhe produkti sa ka dalë në treg. Por shihni çfarë grabitjeje është: Çmimi dje i qepës në Divjakë u ul dramatikisht në vetëm 15 leke/kg. Çmimi sot i të njëjtës qepë të marrë dje në Divjakë, në çdo treg të Tiranës është nga 70 lekë/kg në 120 lekë/kg! Kuptoni? Nga 4.7 herë më shtrenjtë deri në 8 herë më shtrenjtë! Grabitja e parë është ndaj bujkut në Divjakë; Ulja e çmimit deri në 40% nën kosto, të një super produkti për të cilin 7 muaj me radhë ai, bujku ka punuar 12-14 orë në ditë e ka paguar pa fund nga mbjellja në çdo shërbim. Eshte një supergrabitje! Imagjinoni, një tregtar “shumice” që bën thjesht transportin nga Divjaka në Tiranë, fiton 20, 30, 40 lekë për kg, 50, 100, 200, 250% më shumë se bujku që është rropatur 7 muaj me radhë! Kush nuk e kupton, e shpërfill, e nënvlerëson këtë, të vijë ta ulë njëherë menderen në fushat e Divjakës; Kush më tregon tregun e rregullat tij duhet ta qepë e te ekuptoj që ky eshtë pazar e s’ka lidhje me tregun kërkund! Grabitja e dyte është ndaj qytetarit në Tiranë; Rritja e çmimit të qepës nga 15 lekë në Divjakë deri në 120 lekë në Tiranë, është një supergrabitje e dytë! Por bën edhe një dëm të dytë; Ule konsumin-qytetari do blej më pak, tapos tregun, bllokon prodhimin në Divjakë e më keq, ul çmimin edhe më poshtë se kaq duke sjellë një humbje financiare shumë të madhe! E njëjta gjë edhe për pataten; Patatja e re sot në treg është vec cpatatja e Divjakës. Çmimi dje në Divjakë u ul në 20 lekë/kg, ndërsa sot në Tiranë çmimi ishte 80 lekë/kg! Grabitje njësoj si e para! E dija që do të ndodhte kjo histori dhe kam një muaj që flas për këtë; Madje duke shtuar se bujqësia e bujqit prodhues po mbajnë Shqipërinë në dy muajt më të vështirë të saj, ekonominë ndezur kur sektorë të tërë u fikën! Tani meqë nuk na begenisi kush, nga sot në mëngjes nga Divjaka, çdo tregtar do ketë sjellje tjetër, të unifikuar në produkt e në çmim! Zgjidhje tjetër nuk na latë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME