Categories Lajme

Çmimet, më të lartat në 10 vite! Kërkohet ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë për të ndalur rritjen

Jetesa për shqiptarët po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë! Këtë e dëshmon rritja e fortë e çmimeve që në nëntor shënoi nivelin më të lartë të dhjetë viteve të fundit, duke e çuar inflacionin në 3.1%, përtej objektivit të bankës qendrore prej 3%.

Sot tashmë konsumatorët paguajnë më shumë për ushqimet kryesisht për fruta-perimet, bukën e drithërat që kanë parë rritjen më të madhe, blejnë më shtrenjtë karburantet, teksa rritja e çmimit të lëndëve të para në tregjet e huaja ka bërë që kostot të rriten edhe për të shkuar në kafene e restorante ku shtrenjtimi i i tyre i faturohet konsumatorit final. Por, si e lexojnë ekspertët këtë normë të lartë inflacioni?

“Flasim për pamundësi për konsumuar s pasojë e zhvlerësimit, pamundësi për të konsumuar në nivelet e mëparshme si pasojë e mosrritjes së të ardhurave, ndërkohë që çmimet sa vijnë e rritjes ndërkohë që jemi në prag festash.

Do kemi një rritje çmimesh të vazhdueshme të çmimeve qoftë edhe artificialisht. Kemi një tejkalim të normës së objektivit të inflacionit që nuk vjen nga rritja e kërkesës por nga rritja e çmimit të faktorëve prodhues”, shprehet ekspertja për ekonominë, Elona Shehu.

Përballë kësaj vale të pandalshme të rritjes së çmimeve, ekspertët propozojnë ndërhyrje të bankës qendrore për stabilizimin e tyre, pasi me hyrjen në fuqi të paketës së re fiskale shpjegojnë ata shtrenjtimi i mëtejshëm i tyre është i pashmangshëm.

“Është një sinjal që banka në vetvete duhet të marrë hapa për ta normalizuar situatën sepse nuk kemi të bëjmë me faktorë të përkohshëm, nuk kemi në prapavijë një rritje të kërkesës që ka çuar në këtë rritje çmimesh. Edhe bankat qendrore të vendeve të tjera janë duke rishikuar politikat e tyre”, shpjegon Shehu. Situata e rritjes së çmimeve duket se i la të pasigurt, ku edhe pse në nëntor besimi i tyre në ekonomi u përmirësua, vlerësimet e tyre për të shpenzuar dhe për të bërë blerje të mëdha në të ardhmen ishin në rënie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME