Categories Lajme, Turizëm

Çmimet në Himarë, Ja sa shpenzohet për apartamente dhe ushqime

Himara është një vend më pak i frekuentuar nga turistët që vijnë nga Kosova, edhe pse në rrethinë ngërthen plazhet me të mira të bregdetit shqiptar. Çmimet e dhomave dyshe në këtë pjesë sillen nga 20 deri në 30 euro, ndërsa ato më eksluziove dhe me pamje të veçantë shkojnë deri në 50 euro për natë. Aty mund të gjeni edhe hostele për turistët që kërkojnë akomodim të lirë, të cilat kanë një çmim prej 12 euro e më lartë për natë.

Ndërsa, për personat që e duan luksin, pishinat dhe investimet infrastrukturore, është Rapo Resor me 5 yje, ku nata për një çift, me mëngjes, kushton rreth 100 euro. Ndryshe, në qytetëzen e Himarës ushqimi është pika e fortë që ofron shije tipike mesdhetare nga kuzhina shqiptare, greke dhe italiane.

Një byrek tipik i Shqipërisë së Jugut kushton vetëm 100 lekë, i cili zakonisht shoqërohet me dhallë e cila kushton rreth 70 lekë. Që të dyja këto së bashku kushtojnë më pak se 1 euro e 40 cent, e që përbën mëngjesin më të lirë. Dreka me kallamari, midhje apo pasta nuk e kalon shumën e 5 euro apo 600 lekë për një person, ndërsa birrat e ftohta sillen nga 120 deri në 200 lekë, apo nga 1 deri në 2 euro.

Për ata që e duan mishin në hell, Himara ofron edhe giros sufllaqe, apo dyner grek me mish derri dhe pule, që nuk e kalon çmimin prej 190 lekë apo 1 euro e 50 cent. Sidoqoftë, çmimet janë gati 30 përqind më të lira se në Dhërmi, dhe pak më lirë se në Sarandë.

Ndërsa, nikoqirët e qetë dhe mikpritës himariot, në fund i japin një zemër të ngrohtë këtij vendi të lashtë që kështjellën e ka të ndërtuar nga antika dikur 1300 vjet para Krishtit. Me një fjalë Himara është e lirë në krahasim me atë çka ofron.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME