Categories Lajme

Çmimi bie në 6 lekë/ Braçe u lutet qytetarëve e biznesmenëve: Blini sa më shumë shalqinj, nuk ju kushton asgjë

Çmimi i shalqirit në Divjakë ka zbritur në 6 lekë për kilogram, një goditje kjo për bujqit vendas. Çmimi është publikuar nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili thotë se me këtë vlerë nuk mbulohet as pagesa e punëtorit për ta vjelë.

Përmes një postimi në Facebook, Braçe i bën apel jo vetëm qytetarëve, por edhe bizneseve që të blejnë shalqi tek bujqit vendas. “Duhen shpëtuar bujqit, që ata të prodhojnë vitin tjetër e ne të ushqeheni”, shkruan Braçe, ndërsa thekson se pa bujq nuk ka ushqim të mirë.

Madje ndërsa ka mbetur edhe një muaj verë, Braçe u sugjeron hoteleve, restoranteve e beach bareve që të përfshijnë shalqirin sa më shumë në menu. “Jepeni edhe jashtë faturës së mëngjesit, drekë e darkë, se nuk u kushton gjë”, shkruan Braçe.

“Shalqini është fruti i gushtit! I shëndetit, veçanërisht gjatë ditëve të nxehta, ndihmon në gjithçka! Shalqini është në krizë të thellë, çmimi sot në Divjakë 6 lekë për kilogramë! (as kostoja e punëtorit për ta vjelë nuk del me kaq lekë). Ka marrë mund, sakrifica dhe para-shpenzime, kosto, të prodhohej. A mund tu bej një lutje të gjithëve? Blini shalqi tani, jo thjesht se është i shëndetshëm, fruti më i shëndetshëm i gushtit, por edhe për të ndihmuar, shpëtuar bujqit!

Nuk ju kushton asgjë! Të njëjtën lutje kam për hotelet, restorantet, baret e beach baret: bëjeni menu masive shalqinin! Jepeni edhe jashtë faturës së mëngjesit, drekë e darkë, se nuk u kushton gjë! Duhen shpëtuar bujqit, që ata të prodhojnë vitin tjetër e ne të ushqeheni! Pa bujq nuk ka ushqim të mirë”, shkruan Braçe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME