Categories Lajme

Çmimi i naftës mbahet në ‘stratosferë’? Rama: Jua kam shpjeguar njëmijë herë, ka qenë vendimi më me mend që ka marrë Berisha

Kreu i qeverisë Edi Rama u pyet sërish sot nga gazetarët se pse çmimi i naftës në vendin tonë është një nga më të lartat në të gjithë BE-në, pavarësisht se ne jemi një prej vendeve më të varfra të saj. Rama tha se e ka shpjeguar njëmijë here se kjo ndodh sipas tij se për shkak në çmimin e naftës në vendin tonë është e përfshirë dhe pjesa e taskës së qarkullimit.  Sipas tij kjo është një nga vendimet më me vend që ka marrë qeveria paraardhëse, ajo e Sali Berishës. ”Në çmimin e karburantit në Shqipëri është e përfshirë edhe taksa e qarkullimit, nëse kjo paguhet dy herë si në vende të tjera, atëherë çmimi i karburantit shkon njësoj si mesatarja e vendeve të tjera. Këtu është e integruar që prej qeverisë paraardhëse, dhe duhet thënë që është një nga çështjet më të mendçme që ka bërë ajo qeveri. Njëmijë e njëherë ua kam shpjeguar që është një çështje strukturore e çmimit”, u shpreh Rama.

Pse nuk pati sukses Reforma në sektorin e hidrokarbureve, apo se preken oligarkët e mëdhenj që quan Lulzim Basha?

“Reformë në aspektin e shpërndarjes dhe të arkëtimit të faturave të energjisë prek më shumë njerëz, prandaj ka qenë dhe më shumë në fokusin tonë. Puna vazhdon dhe për pjesë e hidrokarbureve”, tha shkurtimisht Rama.

“Faleminderit për pyetjen, unë doja të thoja se në sektorin e hidrokarburëve, shteti është rregullator, ndërsa komponentët janë privat. Po të heqësh mënjanë Albpetrol, e cila ka shkaktuar më shumë debi në buxhetin e shtetit, dhe ka krijuar një impakt të madh social, komponentët e tjerë janë komponent privat. Bankers është operatori nxjerrës më i madh në vendin tonë, duke shpresuaq që aktivizimi i SHELL të sjellë një balancim të këtij sektori. Sa i takon çmimit, ndikojnë të gjitha rrethanat në të cilat ndodhet tregu”, tha Balluku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME