Categories Lajme

Vaksina e COVID, Rama: Vendim për të ardhur keq nga BE, do të sjellë tepricat

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka konsideruar për të ardhur keq vendimin e BE-së, e cila do të furnizojë njëherë vaksinat për shtetet anëtare dhe më pas do të sigurojë për Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se do të jepen tepricat për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Rama u shpreh sot se ajo çfarë përcillet në media nga shtete të tjera nuk është e vërtetë pasi kanë marrë shumë pak doza vaksine dhe se po mashtrojnë publikun. “Në SHBA është vendosur ndalimi i transportit të çdo vaksine. Nuk del asnjë dozë nga SHBA drejt vendeve të tjera.

Jemi në komunikim  me të treja kompanitë, jam besimplotë, jemi në komunikim me disa shtete mike sepse BE ka marrë një vendim goxha për të ardhur keq pasi për vendet e Ballkanit Perëndimor do të jepen teprica, këtu ka një problem të madh për çdo vend sepse ka shumë më pak se çfarë ishte planifikuar, ne nuk do të mbetemi prapa të tjerë, në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojmë të vaksinohemi, mund të jetë edhe më shpejt ndoshta edhe më vonë por nuk e di datën, sepse kalendari i dozave është me volume që rriten.

Edhe vaksina është diplomaci, kontakte, një luftë e madhe që po bëhet sot nga prapa kuintave për të mundësuar të marrësh vaksinën si radha e qumështit të kohës së dikurshme ku në vend të banorëve janë shtete kjo është situata, unë u them të gjithëve që të jeni të qetë se kur është puna për të bërë lypësin besoj se e bëjmë mirë”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME