Categories Lajme

Çobani më i lumtur në Greqi/ Bleu në market një enë plastike, gjeti 50 mijë euro

Një çobani, në fshatin Karaiskaki të Etoloakarnanisë, Greqi i kanë rënë në duar 50 mijë euro dhe gjatë pushimeve ka arritur të shpërdorojë shumën prej 14 mijë prej tyre për argëtim dhe festa.

Mediat fqinje raportojnë se në fshatin në fjalë, dy vëllezër kanë një minimarket dhe në një enë plastike, njëri pa e ditur tjetri, kishte vendosur 50 mijë euro që t’i ruante. Midis 22 dhe 24 Dhjetorit, në turnin e njërit prej tyre është shitur ena plastike, me 50.000 euro një bariu.

Ky i fundit sapo ka mbërritur në shtëpinë e tij ka konstatuar se ena kishte 50 mijë euro. Kështu ai bekoi pasurinë e tij dhe filloi të shpenzojë në festa dhe gosti deri pardje. Gjithsej ka shpërdoruar 14 mijë euro. Ndërkohë, erdhi koha kur njëri nga vëllezërit zbuloi se ena plastike me kursimet e tij mungonte dhe teksa pyeti vëllain e tij mori vesh se ishte shitur.

Menjëherë ai njoftoi policinë dhe fatmirësisht minimarketi kishte kamera sigurie, ndaj u konstatua se ena plastike ishte shitur bariut. Përfituesit iu kthyen përfundimisht shuma prej 36 mijë euro, ndërsa për pjesën tjetër nuk dihet se si do të zgjidhet mosmarrëveshja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME