Categories Lajme

Comœdia (1925) / Shkrimtari shqiptar Stavro Stavri dhe zonja e tij franceze Alice Brenot do të sjellin së shpejti librin “Përralla nga Orienti”

“Comœdia” ka botuar, tre shkrime gjatë muajve gusht, shtator dhe dhjetor të 1925 rreth veprës dhe jetës së shkrimtarit, politikanit dhe diplomatit shqiptar Stavro Stavri, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar:

Një shkrimtar shqiptar

Comœdia, e hënë, 3 gusht 1925, f.3

Stavro Stavri së shpejti do të botojë me bashkëpunimin e çmuar të zonjushës Alice Brenot një përmbledhje me “Përralla nga Orienti”. Z. Stavro Stavri pati botuar, në vitin 1922, një vëllim interesant “Studime mbi Shqipërinë”; ai përshkroi aty zakonet, historinë fetare e letrare, zakonet familjare të këtij vendi, ku ai është një nga përfaqësuesit më të shquar.

Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Shqipërisë, Deputet i i Tiranës, i Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë në Beograd, ish-profesor i gjuhës shqipe në Shkollën tonë të Gjuhëve Orientale, z. Stavro Stavri, i cili ka përfunduar tek ne doktoraturën në degën e drejtësisë është një mik i madh i Francës dhe propagandon me zjarr kulturën e saj. Së shpejti, në Shqipëri do të ketë pesë shkolla të mesme franceze për djem dhe vajza (gratë atje janë pothuajse të gjitha të bukura dhe pjellore). Dhe le të theksojmë gjithashtu se nëse “Skypetarëve” (kështu e quajnë veten shqiptarët) nuk u mungojnë as automobilat dhe as avionët, ndërsa hekurudhat, si të thuash, nuk ekzistojnë akoma.

Shqipëria ka ruajtur pamjen e dikurshme, një pamje shumë e veçantë pavarësisht pushtimit turk që zgjati pesë shekuj. Do të gjejmë në botimin e radhës, i cili u mundësua sipas traditës gojore, të gjithë folklorin, ritet, dashuritë, skenat tragjike apo idilike të një populli të lashtë, të ashpër, besnik, për të cilin fjala e dhënë mbetet një gjë e shenjtë.

Dasma e Stavro Stavrit

Comœdia, e premte, 25 shator 1925, f.2

Zoti Stavro Stavri, Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Beograd, është martuar në Paris me zonjushën Alice Brenot, Doktorante në degën e Letërsisë, e diplomuar në “Ecole des Hautes Etudes de Paris”.

Folklori oriental

Comœdia, e enjte, 17 dhjetor 1925, f.4

Folklori oriental

Comœdia, e enjte, 17 dhjetor 1925, f.4

Zonjusha Alice Brenot, e cila është bërë, siç kemi bërë të ditur, zonja Stavro Stavri, aktualisht ndodhet në Beograd ku autorët dhe artistët francezë gëzojnë një pritje të lumtur. Nuk mendojmë se po bëjmë një zbulim të madh duke thënë se të preferuarit janë z. Pierre Benoit dhe princesha e bukur Aurore de Kœnigsmark, luajtur nga zonja Huguette Duflos.

Për sa i përket zonjës Stavro Stavri, ajo po përfundon, me bashkëpunimin e të shoqit, një përmbledhje me “Përralla nga Orienti”, të titulluar kështu, sepse çdo vend i Orientit do të gjejë vendin e vet në të. Ne do të vlerësojmë veçanërisht në këtë libër legjendat shumë të vjetra vendase, nga të cilat folkloristët do të mund të përfitojnë.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME