Franca ka marrë 30 milion maska mbrojtëse për të ndihmuar punonjësit e kujdesit shëndetësor të trajtojnë pacientët e infektuar nga koronavirusi.
Njoftimin e dha Ministri Francez i Shëndetësisë Olivier Véran ditën e sotme.
Ai këshilloi qytetarët për mospërdorimin e tyre në rast se nuk kanë nevojë. Gjithashtu edhe kryeministri francez Edouard Philippe përsëriti se maskat mbrojtëse ishin të padobishme për njerëzit që nuk janë të sëmurë dhe nuk kanë simptoma, shkruan CNN.
Ndërkohë, masat shtërnguese që vuri presidenti Makron, ka të ngjarë të zgjasë përtej parashikimit për dy javë, sipas Geneviève Chêne, drejtori i përgjithshëm i Shëndetit Publik.
Nga e marta e 17 marsit, francezët u udhëzuan të qëndronin në shtëpi. Ata që dëshirojnë të largohen nga shtëpia e tyre duhet të mbajnë një kopje të nënshkruar të një çertifikate të miratuar nga qeveria që lejon veprimtari të caktuara, siç janë blerja e sendeve ushqimore ose vizita e të sëmurëve.
Deri më tani në Francë janë regjistruar 264 viktima dhe 9,134 të infektuar me Covid-19.