Covid – 19 i ka marrë jetën arkitektit të njohur korçar Kliti Kallamata. Prej disa ditësh ai ishte prekur nga virusi por duket se nuk ka mundur dot të përballojë gjendjen e rënduar shëndetësore.
Kallamata nuk ka qenë i shtruar në spital në kryeqytet por në pavionin e hapur në Spitalin e Korçës, për pacientët e prekur nga Covid. Mësohet së mbrëmjen e djeshme ai ka ndërruar jetë dhe do të përcillet për në banesën e fundit mesditën e sotme, sipas njoftimit të familjarëve të tij.
Kallamata për shumë vite ka qenë edhe Drejtor i Monumenteve të Kulturës në Korçë, ndërsa të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit nga miqtë dhe qytetarët e Korçës për familjen e tij në këto momente të vështira.

