Categories Lajme

COVID-19 “imun” ndaj verës, mjeku: tregoni kujdes, Virusi nuk largohet nga temperaturat e larta

Vazhdimësia e procesit të vaksinimit ka ulur ndjeshëm rastet e reja të infektimit me Covid-19. Mjekët shprehen optimist mbi situatën e pandemisë por thonë se duhet treguar ende kujdes pasi rrezikun nga koronavirusi është ende i pranishëm. Uljen e rasteve të infektimeve dhe fataliteteve nga Covid-19 mjekët e argumentojnë me vaksinimin masiv të popullsisë. “Numrat në gjithë vendin kanë një rënie, por ky është edhe kontribut i vaksinës.”

Pavarësisht përmirësimit të situatës së pandemisë mjeku infeksionist Gent Stroni ngre shqetësimin se të prekurit me koronavirus paraqiten në spital në gjendje të rëndë. “Vijnë në një fazë  të mesme ose të rëndë.” Ardhja e verës dhe rritja e temperaturave sipas mjekut Stroni nuk priten të sjellin mrekulli me pandeminë pasi ky virus ka treguar se nuk shuhet nga temperaturat e larta.

“E gjithë Evropa në verë pati probleme, prandaj nuk do të mundemi ta krahasojmë në aspektin e temperaturës.” Ndaj mjekët apelojnë qytetarët që të mos ulin vigjilencën ndaj rrezikut që ende nuk ka shkuar. “Jemi akoma shpejt për të hequr maskën dhe distancimin. Jemi akoma shpejt për të thënë se kjo e keqe e madhe kaloi.” Prej nisjes së pandemisë Shqipëria llogarit mbi 129 mijë persona të prekur me virusin sars-cov 2 dhe 2 mijë e 330 humbje jete.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME