Categories Lajme

Covid/ Mbreti i Suedisë e thotë hapur: Mendoj se kemi dështuar

Mbreti i Suedisë, Carl XVI Gustaf, e ka përshkruar vitin 2020 si një vit “të tmerrshëm” dhe thotë se strategjia kombëtare e coronavirusit ka dështuar. Sipas BBC,ai i bëri deklaratat e tij si pjesë e një programi vjetor televiziv përmes së cilit bën një “përshkrim” të vitit me familjen mbretërore. Suedia është kritikuar për qasjen e saj në trajtimin e pandemisë, duke u mbështetur më shumë në udhëzime dhe duke mos imponuar kurrë një bllokim të plotë.

Ndryshe, vendi ka parë gati 350,000 raste dhe më shumë se 7,800 vdèkje. “Mendoj se kemi dështuar. Kemi një numër të madh që kanë vdèkur dhe kjo është e tmerrshme”, thotë mbreti në program. “Njerëzit e Suedisë kanë vuajtur jashtëzakonisht në kushte të vështira…

Unë mendoj se është një përvojë e vështirë dhe traumatike të mos jesh në gjendje tu thuash një mirupafshim familjarëve”. Suedia nuk ka vendosur kurrë bllokim mbarëkombëtar ose mbajtjen e maskave dhe baret dhe restorantet kanë mbetur të hapura.

Sidoqoftë, në fillim të kësaj jave, shkollave në të gjithë rajonin e Stokholmit u kërkua që të kalonin në mësimin në distancë për fëmijët nga 13 deri në 15 vjeç për herë të parë. Masa u njoftua në përgjigje të rasteve në rritje të COVID-19.

Kjo erdhi një javë pas një vendimi mbarëkombëtar më 7 dhjetor për të kaluar në mësimin në distancë për ata mbi 16 vjeç. Dhe të hënën, rekomandimet e reja të distancës sociale në mbarë vendin për periudhën e Krishtlindjes hynë në fuqi, duke zëvendësuar udhëzime të ngjashme specifike për rajonet.

Suedezët këshillohen të takojnë maksimumi tetë persona, të mblidhen jashtë nëse është e mundur dhe të shmangin udhëtimet me tren ose autobus. Një ndalim zyrtar i tubimeve publike të më shumë se tetë persona mbetet në fuqi, duke ndikuar në ngjarje të tilla si koncerte, ndeshje sportive dhe demonstrata.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME