Categories Covid-19

Covid-19/ Ministri i Shëndetësisë të Maqedonisë zbulon objektivat kundër pandemisë

Maqedonia e Veriut synon të vaksionoj mes 60 dhe 70 për qind të popullatës, për ta mbrojtur nga përhapja e koronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen COVID-19. Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka thënë se popullata nuk duhet të ketë frikë, meqë bëhet fjalë për vaksina të sigurta, e që shihen si mundësi e vetme për përballje me pandeminë dhe kthimin e jetës në normalitet.

“Qeveria do të siguroj sasi të mjaftueshme të vaksinave, si përmes sistemit COVAX ashtu edhe përmes ofertave tjera të Bashkimit Evropian. Tani kemi mundësi të shumta për kontrata direkte me kompanitë. Vaksinat kundër koronavirusit janë plotësisht të sigurta, dhe vaksinimi është mënyrë e vetme për t’i dhënë fund pandemisë dhe për t’u kthyer në normalitet. Qëllimi jonë është që të vaksinojmë prej 60 deri 70 për qind të popullatës, që besojmë se është e mjaftueshme për të arritur imunitetin dhe të fitojmë betejën ndaj koronavirusit”, ka deklaruar Filipçe në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Ai gjithashtu ka reaguar kundër lajmeve që po publikohen në rrjete sociale e media të caktuara, e të cilat kanë të bëjnë me vaksinën.

“Jemi dëshmitarë të më shumë lajmeve të rreme lidhur me vaksinën dhe vaksinimin. Dua t’ju bindë se të gjitha vaksinat janë të sigurta. Ato po bëhen sipas protokollove dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”, ka theksuar Filipçe.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, më 11 dhjetor bëri të ditur vendimin e qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare për mbi 800 mijë vaksina, që sipas tij pritet të arrijnë në tre muajt e parë të vitit 2021. Maqedonia e Veriut të shtunën ka regjistruar 19 persona të vdekur dhe 982 të infektuar me koronavirusin e ri. Aktualisht me këtë virus janë diagnostikuar mbi 73 mijë persona, prej tyre rreth 49 mijë janë shëruar ndërsa aktiv janë afër 22 mijë të tjerë. Numri i të vdekurve ka arritur në 2.096 persona. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë të ditur se 68.2 për qind e viktimave kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese, kryesisht kardiovaskulare. Pjesa dërrmuese të viktimave janë të moshës mbi 60 vjeç ndërsa sa i përket gjinisë, mbi 1.200 janë meshkuj kurse rreth 700 gra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME