Categories Lajme

COVID 19/ Mjeku Kalo 10 këshilla për qytetarët: Shpëtimi i jetëve tuaja duke rrezikuar jetët tona qëllimi ynë, nuk është koha për militantizëm partiak

Mjeku i njohur, Tritan Kalo  u ka drejtuar një tjetër apel të rëndësishëm qytetarëve shqiptarë, duke i këshilluar se si të fitojnë betejën me koronavirusin.

Duke publikuar foto me kolegët nga QSUT, Kalo iu premton qytetarëve se ekipi mjekësor do të rrezikojë jetën për ta, ndërsa iu kërkon të zbatojnë 10 këshilla jetike.

Mesazhi i plotë i Kalos:

DO TIA DALIM MBANË së BASHKU me JU…….NE punonjësit e Shërbimit Infektiv në QSUT “Nënë Tereza” JEMI NJË EKIP, një trup, një zë, një mëndje, një zemër dhe kemi vetëm e vetëm një qëllim: ….NE JEMI TË BARABARTË në mes TË BARABARTËVE, jo tre as katër as pesë por VETËM NJË EKIP i tërë mjekesh, specializantësh, infermjerësh, imazheristësh, farmacistësh, sanitaresh, administratoresh, barrelistësh…..NJË ORKESTËR e MIRË-HARMONIZUAR në betejën ndaj tinzarit idhanak COVID-19…..

BASHKËATDHETARË, ju duam shumë ndaj edhe ju lutemi:

1- TREGOHUNI të sinqertë në komunikimin me Autoritet Shëndetsore dhe ato Ligjzbatuese, në rast se vini nga zona tashmë mjaft të prekura nga Covid-19, sikundër janë Italia, Kina, Anglia, Gjermanija, Franca, etj.,

2- KUJDESUNI ndaj vetes dhe të afërmëve tuaj sidomos atyre të moshuar

3- KUJDESUNI ndaj higjenës suaj dhe asaj të mjedisit ku jetoni

4- QËNDRONI për disa kohë vetëm në mjediset tuaja shtëpiake

5- USHQEHUNI shëndetshëm dhe me ato mundësi që keni

6- REHIDROHUNI herë pas here me çajra e lengje nga më të ndryshmet

7- VETËIZOLOHUNI kur keni edhe dyshimin më të vogël të kontaktit me persona të sëmurë nga Covid-19, sepse ndihmoni në mos përhapjen e tij, POR edhe në mos sëmurjen tuaj

8- INFORMOHUNI me kujdes kur keni paqartësira, DHE mos bini pre e sharlatanizmave dhe e protagonizmave te rrejshme, që jo pak ngrenë krye në rrethana të tilla epidemike

9- VETËMJEKIMI me Antibakterialë/Antibiotikë është i pakëshillueshëm

10- QËNDRONI në kontakt me MJEKËT e FAMILJES, të cilët ju njohin mjaft mirë, dhe merni këshillat e tyre shumë të dobishme në raste të tilla…..MOS përdorni vend e pa vend nr. 127, duke ju krijuar munësinë atyre që vërtet kanë nevojë, të marin keshillat e duhura dhe ndihmën mjeksore në kohën e duhur…..

KJO ËSHTË NDIHMA më e madhe që mundet të na bëni në kësi rastesh……NUKU është aspak koha dhe nuku ka aspak vend për MILITANTIZËM PARTIAK të asnjë ngjyre….30 vite ishin të mjafta për të treguar pandershmërinë, papërgjegjëshmërinë dhe pangopësinë e kësaj klase/kaste/glase politiqenërish, të cilëve u besuam fatet e DEMON-KRACISË…..NËSE do të mundemi të nxjerim mësimet e duhura si popull, shumë shpejt do të na vijë koha për të korigjuar gabimet tona…TANI duhet vetëm e vetëm dashuri e përkushtim, besim reciprok e urtësi që tia dalim me sukses të mundim kulçedrën Covid-19….NE SË BASHKU ME JU DO TË FITOJMË!!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME