Categories Lajme

Covid-19 në Shqipëri, mjeku Kalo jep lajmin e mirë: Tani prioritet rritja e ekonomisë

Mjeku infeksionist Tritan Kalo në reagimin e fundit në Facebook ka shkruar se vendi e ka kaluar fazën kritike të kësaj pandemie dhe se tashmë është koha që vendi të rigjallërohet si në aspektin psikologjik, social dhe atë ekonomik. Gjithashtu ai bën apel për kujdes pasi vera shoqërohet me viroza të tjera të stinës.

“Kohë kovidiane….7.06.2021….vetndërgjegjësimi i bashkëqytetarëve tanë, kuptimi dhe zbatimi aq sa ishte e mundur i triadës së masave dobiprurëse ndër shekuj në rast epidemish  MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim fizik), Puna, Përkushtimi dhe Profesionalizmi i Mantelbardhëve dhe i të gjithë stafit tjetër mjeksor në Shëndetësinë Publike dhe jo vetëm, puna vetmohuese e stafit të VAKSINATOREVE dhe përshpejtimi i proçesit të VAKSINIMIT të popullatës, përmirsimi progresiv përgjatë këtyre muajve i strukturave pritëse dhe ofruese të Përkujdesit mjekësor parësor, dytësor dhe terciar, Puna e madhe Edukuese dhe informuese e Arsimtareve tona, bëri që pas 18 muajsh të deklarimit të rasteve të para të të sëmurëve me Sars-Cov2/Covid-19 në Ëuhan-in e largët  e më pas përhapjen e kësaj “flame në mbarë botën”, ne krenarisht mundet të pohojmë se e “KEMI KALUAR FAZËN KRITIKE TË KËSAJ PANDEMIJE”, dhe do të kemi edhe më shumë mundësi tash e prapa të shtojmë përpjekjet, që të rigjallërohemi sa më shpejt të jetë e mundëshme në aspektin psikologjik, social dhe ekonomik të vendit….. A E KEMI FITUAR PËRFUNDIMISHT KËTË BETEJË?….

JO dhe KEMI ENDE UDHË për të bërë, POR tashmë një udhë mjaft më të shkurtër në kohë e më pak të mundimshme, si dhe më shumë pak pasoja se keto 18 muaj, që do të mbeten shumë-shumë gjatë të ngulitura në kujtesën tonë….PËRKUJDESJA ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh kudo dhe në çdo rrethanë, NUKU duhet nënvlerësuar sepse VERA bashkëshoqërohet me dhjetra e dhjetra infeksione të natyrës virale, bakteriale, parazitare dhe mykotike, të cilat mundet në çdo kohë të na e prishin konfortin e kënaqësinë e jetesës në muajt më të bukur të vitit, si dhe të konfondohen me format e ndryshme klinike të shfaqjes së infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….

Konsumoni sa më higjenikisht shëndetshëm gjithshka që puna e palodhur e fermerëve tanë na ofron në tryezat tona….Infeksionet gastro-intestinale, toksiko-infeksionet ushqimore, infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarjes, infeksionet e lëkurës, të syve, etj. janë jo pak shqetsuese në këtë stinë të vitit….VERË sa më të djelltë dhe sa më të ngrohtë shpirtërisht, ju uroj të gjithë kolegëve, miqve, të afërmve dhe bashkëkombasve të mi….Muaj më të rëlaksuar për mjekët, infermjerët, sanitaret, imazheristët, farmacistët, administratoret, koordinatoret, barrelmbajtësit, shoferët, punonjësit e rendit e të gjithë ata/ato të vilët kontribuan dhe vijojnë të kontribuojnë në vijën e parë, në vijën e zjarrit të betejës me “armikun e padukshëm”….

Ishim, jemi dhe kurdoherë do të na keni të gatshëm si EKIP në Spitalin Covid-1/Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT, për të vijuar pjesën e mbetur të betejës me Infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19….JU duam ndaj dhe JU kurdoherë ruani mirëbesimin dhe mirëkuptimin në Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë….Ndjej pezm për parashikimet e pabukta të disa GJILLOLLOGËVE, për mbylljen e kësaj pandemije në Qershorin apo Shtatorin e 2020, por ata “pako gjë kanë gabuar”…..Edhe njëherë të djelë sa më të djelltë!!!…. Together forever!!!”, shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME